Thursday, November 29, 2012
Tuesday, November 27, 2012
Indiani që ka mbajtur dorën ngritur 38 vjet pa e ulur kurrë (Video)
Mahant Amar Bharti Ji e ngriti që në vitin 1973 në nder të hyjnisë Shiva dhe që atëherë kurrë s\'e ka ulur poshtëMahant Amar Bharti Ji, një klerik nga New Delhi ka ngritur krahun e tij të djathtë mbi kokë që në vitin 1973 në nder të hyjnisë Shiva dhe që atëherë kurrë s'e ka ulur poshtë atë. Pavarësisht vuajtjeve dhe deformimit të krahut, ai e ka arritur ta mbajë krahun e tij të ngritur për plot 38 vjet, edhe duke numëruar.
Tërmet në Vlorë
Në Fier e në Vlorë, ku aktualisht janë me qindra mijëra njerëz, janë ndjerë lëkundje tërmeti në orët e mbrëmjes. Burime të sizmologjisë thonë se tërmeti e ka pasur epiqendrën në Strum të Fierit. Nga tërmeti nuk ka pasur dëme materiale, shkruan tema. Ndërkohë parashikimet e motit flasin në përgjithësi për reshje në të gjithë Shqipërinë. Duket se njësoj si atëherë, edhe tani do kemi reshje. Edhe pse ka njëfarë shprese se parashikimet e motit nuk janë përgjithësisht të sakta

Sunday, November 11, 2012
Saturday, November 10, 2012
Nisen në këmbë nga Gjilani deri në Vlorë për ta shenuar 100 vjetorin e pavarsisë

Të veshur me veshje kombëtare, dhe me flamurin kombëtar, Anëtari i kryesisë së “Vatrës “Gani Shaqiri, qytetarët Ekrem Avdiu –Gjilan, Dilaver Musliu – Preshevë, Nazim Ajdini – Medvegjë, janë nisur të shtunën në këmbë për në Vlorë, për të shënuar kështu një nga format e festimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Shoqata e të Shpërngulurve nga Kosova Lindore SHSHKL “Vatra”, vlerëson se me këtë udhëtim këta katër qytetarë dëshirojnë të shprehin dashurinë për Shqipërinë, të paraqesin kërkesë Kosovës e Shqipërisë që të kujdesen më shumë për Preshevën, Medvegjen e Bujanocin.
Gjithashtu ky udhëtim paraqet homazh për të gjithë dëshmorët e rënë për krijimin e shtetit shqiptar dhe gjithë dëshmorët tjerë dhe falënderim Shqipërisë për ndihmën e madhe qe i ka dhënë Kosovës në çdo periudhë historike, posaçërisht në luftën e fundit për liri.
Fakti se ata vijnë edhe nga tri qytete të ndryshme: Presheva, Bujanoci e Medvegja, ka simbolikën e vet, simbolikën e bashkimit, simbolikën se Kosovës Lindore i mungon liria, simbolikën se Kosova Lindore i takon Shqipërisë.
Vatra ju uron rrugë të mbarë
Zyra për informim e “Vatrës”
Gjilan 10,Nëntorë 2012

Wednesday, November 7, 2012
Ja sa “Like” ka marrë përqafimi mes Obamës dhe Michelle
Ja sa “Like” ka marrë përqafimi mes Obamës dhe Michelle

Një përqafim i ngrohtë dhe pasionant mes presidentit Barack Obama dhe zonjës së tij Michelle si shenjë mnirënjohje ndaj gjtihë mbështetësve, të cilët i besuan edhe për 4 vjet të tjerë në Shtëpinë e Bardhë është shkrepja, e cila ka bërë xhiron e botës falë internetit.
Fotoja është simbol i fitores së dytë të Obamës dhe ka marrë 2.855.000 like në rrjetin social Facebook, më e klikuara në të gjithë historinë e këtij rrjeti.
E sapo postuar në Twitter (rreth orës 5:20 minuta me orën shqiptare) në më pak se 1 orë fotoja u ripostua rreth 360 mijë herë duke u bërë fotoja më e twittuar e kohës, transmeton BW.
Ali Ahmeti pranon fajin që shiti Kërçovën në 2009, por arsyetimi është ende më tragjik !!!

Më 2 nëntor në një tubim në Kumanovë, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i shoqëruar nga drejtuesit e institucioneve qëndrore dhe lokale, pushteti ekzekutiv dhe legjislativ është takuar me qytetarët kumanovar me të cilët ka zhvilluar bashkëbisedim rreth aktualiteteve në vend.
Ndër të tema të tjera për të cilat u “sqarua” Ali Ahmeti ishte edhe çështja e shitjes së Kërçovës në vitin 2009 Ai ia “dha” komunën VMRO-DPMNE-së dhe kryetar komune u zgjodh Blagoja Despotovski, mirëpo interesante është sqarimi i liderit të BDI-së:
Ndër të tema të tjera për të cilat u “sqarua” Ali Ahmeti ishte edhe çështja e shitjes së Kërçovës në vitin 2009 Ai ia “dha” komunën VMRO-DPMNE-së dhe kryetar komune u zgjodh Blagoja Despotovski, mirëpo interesante është sqarimi i liderit të BDI-së:
“Në vitin 2009, bëmë një tërheqje taktike nga komuna e Kërçovës, por morën kompenzime të rëndësishme siç është USHT në Kumanovë. Jo vetëm bashkëpartiakët, por të gjithë më akuzonin se Kërçovën e shita. Katër vite kaluan, Kërçova erdhi dhe do e marrim, por në Kumanovë tashmë ka 2000 studentë”, u shpreh lideri i BDI-së.
Tashmë figura më tragjike e vitit 2001, Ali Ahmeti, juridikisht lider i shqiptarëve të Maqedonisë që u shëndrua nga një udhëheqë ushtarak, praktikisht në një leckë të lagur që i shërben Gruevskit për të fshirë ndytësinë e tij. Është për të lavdëruar naivitetin e tij, përndryshe shqiptarët asnjëher nuk do të kuptonin manipulimet e tij, në fjalimin e tij, Ali Ahmeti pranon fajin që ka shit Kërçovën (edhe pse dhjetëra herë e ka mohuar këtë fakt) dhe mendon që me arsyetimin që e jep do ti falet gabimi. E para, arsimi sipëror i shqiptarëve të Maqedonisë është e garantuar me ligj dhe me kushtetutë, ndërsa Ali Ahmeti del që po bejka Pazar politik me të drejtat vecmë që na takojnë. E dyta, qoftë edhe ashtu si thotë ai, Ali Ahmeti duhet ta përkujtojmë se nuk mund ti mohojë faktet që egzistojnë, dhe se fillimi i disperzimit të USHT-së në Kumanovë dhe Shkup është meritë e PDSH-së, dhe jo e BDI-së, BDI-ja vetëm se uzurpoi meritat, këto fakte dëshohen nësë shikohen dokumentacioni për disperzim dhe vendimet e MASH-it në vitin 2007 dhe 2008, në kohën kur PDSH ishte në pushtet dhe BDI ishte në opozitë.
Ali Ahmeti urgjentisht duhet të kuptoj që nëse vazhdon me shtrembërimin e fakteve zyrtare, shumë shpejt do të bind opinionin se mjekët zviceran qenkan fatkqesisht në të drejt, diagnoza e tyre rallë herë dështojnë.
Ali Ahmeti urgjentisht duhet të kuptoj që nëse vazhdon me shtrembërimin e fakteve zyrtare, shumë shpejt do të bind opinionin se mjekët zviceran qenkan fatkqesisht në të drejt, diagnoza e tyre rallë herë dështojnë.
Saturday, November 3, 2012
Friday, November 2, 2012
Ndërron jetë Lirak Bejko, i përndjekuri që u vetëdogj

Lirak Bejko, ish- i përndjekuri që u vetëdogj gjatë grevës së urisë, ka ndërruar jetë në një spital në Bari. Lajmin e ka konfirmuar i vëllai i tij.
Ai ndërmori aktin e rëndë të vetëflijimit më 10 tetor, kur grevistët kishin hyrë në ditën e 19-të të grevës së urisë.
Bejko pësoi djegie të rënda dhe mjekët nuk kishin dhënë garanci për jetën e tij. Me ndihmën e opozitës ai u dërgua të mjekohej në një spital më të specializuar në Itali. Por as atje nuk u mbijetoi dot plagëve të rënda.
Bejko tentoi vetëflijimin në ambientet e grevës së urisë që u zhvillua pak kohë më parë, pas tentativës së Gjergj Ndrecës dhe për ditë të tëra qëndroi në gjendje të rëndë në QSUT, për shkak se kishte pësuar djegie në 50 për qind të trupit.
Subscribe to:
Posts (Atom)