Saturday, November 10, 2012

Nisen në këmbë nga Gjilani deri në Vlorë për ta shenuar 100 vjetorin e pavarsisë


 
Nisen në këmbë nga Gjilani deri në Vlorë për ta shenuar 100 vjetorin e pavarsisë
Të veshur me veshje kombëtare, dhe  me flamurin kombëtar, Anëtari i kryesisë së “Vatrës “Gani Shaqiri, qytetarët  Ekrem Avdiu –Gjilan, Dilaver Musliu – Preshevë, Nazim Ajdini – Medvegjë, janë nisur të  shtunën në këmbë  për në Vlorë, për të shënuar kështu një nga format e festimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Shoqata e të Shpërngulurve nga Kosova Lindore SHSHKL “Vatra”,  vlerëson se me këtë udhëtim këta katër qytetarë dëshirojnë të shprehin dashurinë për Shqipërinë,  të paraqesin kërkesë Kosovës e Shqipërisë  që të kujdesen më shumë për Preshevën, Medvegjen e  Bujanocin. 
Gjithashtu ky udhëtim paraqet homazh për të gjithë  dëshmorët e  rënë për krijimin e shtetit shqiptar dhe gjithë dëshmorët tjerë dhe falënderim Shqipërisë për ndihmën e madhe qe i ka dhënë  Kosovës në çdo periudhë historike, posaçërisht  në luftën e fundit për liri.
Fakti se ata vijnë edhe nga tri qytete të ndryshme: Presheva, Bujanoci e Medvegja, ka simbolikën  e vet, simbolikën e bashkimit, simbolikën se Kosovës Lindore i mungon liria, simbolikën  se Kosova Lindore i takon Shqipërisë. 
Vatra ju uron rrugë të mbarë
Zyra për informim e “Vatrës” 
Gjilan 10,Nëntorë 2012

No comments:

Post a Comment