Saturday, December 1, 2012

Nuk ftohen familjarët e Rugovës


Prishtinë, 01.12.2012 

Qeveria e ka emëruar autostradën Vërmicë-Merdare me emrin “Ibrahim Rugova” por ajo nuk i fton familjarët e presidentit të ndjerë për në përurimin e saj.

Askush nga familja e Rugovës, nuk ishte ftuar më datën 26 nëntor, kur do të bëhej ceremonia e përurimit të segmentit të pestë të kësaj autostrade.

Megjithëse ceremonia e këtij përurimi nuk u mbajt, meqë aty u zhvilluan protesta, pamje prej të pranishmëve shiheshin të filmuara por prej familjes Rugova nuk ishte askush.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se këtë herë familjarët e Rugovës nuk pranuan asnjë ftesë, derisa në përurimin e parë ishin të ftuar.

Zëvendës kryeministri Hajredin Kuçi thotë se, nuk e di pse ka ndodhur kjo. “Nuk e di se kush kënd e kanë ftuar protokolli”, ka thënë Kuçi për Indeskonline.

Përgjigje nuk kanë dhënë as zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës. Indeksonline ka pyetur zyrtaren për informim, Saranda Jusufin por ajo nuk ka kthyer përgjigje se pse ka ndodhur kjo.

No comments:

Post a Comment