Monday, December 3, 2012

Si përfunduan kokat e shtetit shqiptar


561690_4392656333221_1687372801_n
Plot 14 kane qene kreret e shtetit shqiptar, qe nga krijimi i tij me 28 nentor 1912. Ismail Qemali, Turhan Pashe Permeti, Princ Vidi, Esat Toptani, Fan S. Noli, Ahmet Zogu, Shefqet Verlaci, Omer Nishani, Haxhi Lleshi, Ramiz Alia e tetjere kane shkruar faqe te tera ne historine tone kombetare. Ismail Qemali dha doreheqjen, duke i lene postin princ Vidit dhe vdiq ne Itali ne vitin 1919. Turan Pashe Permeti nuk qendroi gjate ne krye te shtetit shqiptar, ndersa princ Vidi u detyrua te largohej nga Shqiperia pas rremujave vetem pas gjashte muaj qeverisjeje. Pas tij do te vinte ne krye te shtetit Esat Pashe Toptani, i gjykuar per kohen si antishqiptar dhe i ekzekutuar ne Paris ne vitin 1920 nga Avni Rustemi.
Fan Noli nuk ishte i prere per te qene kryetar shteti, ndaj dhe qendroi per pak kohe ne krye te qeverise e me pas per t’i shpetuar ndeshkimit te kundershtarit te tij politik Ahmet Zogu e la pergjithmone Shqiperine duke u vendosur ne SHBA, ku dhe vdiq ne vitin 1965. Ahmet Zogu do te ishte njeriu me jetegjate ne krye te shtetit shqiptar qe nga themelimi i tij. Ne fillim president dhe me pas mbret, zogu do ta linte pushtetin ne vitin 1939, pas pushtimit te Shqiperise nga Italia Fashiste. Zogu vdiq ne Paris dhe eshtrat e tij nuk jane kthyer akoma.
I fundit kryetar shteti ne vitin 1939 do te ishte Shefqet Verlaci. Nga viti 1939 e deri ne vitin 1944, Shqiperia ndodhej e pushtuar dhe shtetin e drejtonin ushtaraket e zgjedhur nga Italia fashiste dhe Gjermania naziste. Ne sistemin e Enver Hoxhes, qe de fakto ishte kryetar i shtetit, kryetaret e Presidiumit te Kuvendit Popullor do te ishin figura dytesore dhe me pak peshe ne jeten politike te vendit. Kuvendin Popullor nga viti 1944 e deri ne vitin 1991 e kane drejtuar Omer Nishani, Haxhi Lleshi, Ramiz Alia. Presidentet e Republikes Parlamentare te pasviteve ‘90 do te zgjidheshin Sali Berisha, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi.
Modelet e Qeverisjes
Shqiperia ka provuar disa modele qeverisjeje, perfshire protektoratin nderkombetar, monarkine, regjimin e partise–shtet, si dhe republiken parlamentare. Me 1912 u krijua qeveria e pare me Ismail Qemalin ne krye, e cila kishte edhe kompetencat e kryetarit te shtetit. Me 6 shkurt 1914, Konferenca e Ambasadoreve emeroi princin Vilhelm Vid si kryetar te shtetit shqiptar. Ne periudhen shtator 1914 – janar 1920, Shqiperia u be shesh lufte duke nderruar disa qeveri, ku detyra e kryetarit te shtetit u mbulua nga qeveri-regjenca te ndryshme. Me 8 janar 1920, Kongresi i Lushnjes zgjodhi Keshillin e Larte prej 4 vetash, i cili do te kryente funksionet e kryetarit te shtetit duke rikthyer parlamentarizmin.
Ne vitin 1924 Fan Noli u zgjodh kryetar i qeverise, duke ushtruar edhe funksionet e kryetarit te shtetit. Pas ndryshimeve te shpeshta ne qeverisje, me 31 janar 1925, Asambleja Kombetare miratoi formen republikane te regjimit dhe votoi Ahmet Zogun si President te Republikes. Tre vjet me pas, me 1 shtator 1928, Shqiperia u shpall Monarki ku Ahmet Zogu do te ishte mbret i shqiptareve. Pas pushtimit te Shqiperise nga Italia ne prill 1939 dhe bashkimit te dy vendeve, Viktor Emanueli III u be mbret i Shqiperise. Vitet 1943-‘44 nen pushtimin gjerman rikthejne qeverisjet–regjenca. Perfundimi i luftes se Dyte Boterore dhe çlirimi i Shqiperise me 1944 u shoqerua me zgjedhjet e para parlamentare te dhjetorit vitit 1945 dhe me kalimin e funksionit te kryetarit te shtetit ne organ kolegjial, si Presidium i Kuvendit Popullor.
Ne periudhen 11 janar 1946 – 12 dhjetor 1990, gjate te ciles Shqiperia perjetoi diktaturen komuniste, funksionet e kryetarit te shtetit u kryen nga Omer Nishani (10 janar 1946 – 1 gusht 1953), Haxhi Lleshi (1 gusht 1953 – 22 nentor 1982) dhe Ramiz Alia (22 nentor 1982 – 22 shkurt 1991). Me 22 shkurt 1991 u krijua Keshilli Presidencial i drejtuar nga Ramiz Alia, i cili i ushtroi funksionet deri me 30 prill 1991.
Me 30 prill 1991 me zgjedhjen e presidentit te pare te Republikes Parlamentare nga ana e nje Parlamenti shumepartiak, krijohet Institucioni Kushtetues i Presidentit te Republikes. Ne çaste te veshtira per popullin shqiptar, kur kreret e Levizjes Kombetare benin çmos per mbrojtjen e vendit nga copetimi, vendimtare ishte nisja e Ismail Qemalit nga Stambolli per ne Bukuresht. Ne historine e diplomacise shqiptare shkruhet se Ismail Qemali arriti te perfitonte nga kundertheniet ekzistuese te Fuqive te Medha. Ismail Qemali, ne takimet e fundit qe pati me perfaqesuesit diplomatik evropian, arriti te siguroje simpatine e idese se popullit shqiptar per shpalljen e pavaresise. Ismail Qemali kerkonte me urgjence mbledhjen e delegateve te Shqiperise ne Durres apo Vlore.
Qemali me 14 patriote shqiptare me 19 nentor u nis nga Trieste, per ne Durres, ku arriti me 21 nentor 1912. Ne rrethanat e rrezikshme politike qe ekzistonin ne vend nga rryma te ndryshme dhe zenkat e feudaleve shqiptare, pamundesonin veprimin e lire ne ngritjen e flamurit kombetar. Ne çaste kritike qe ekzistonin ne Shqiperine e Mesme, Ismail Qemali me shoke vendosi qe te vazhdoje rrugen per nga Vlora.
Ne kete kohe, ushtrite ballkanike kishin hyre thelle ne token e Shqiperise. Ata, tashme, kishin pushtuar Strugen, Elbasanin, Tiranen dhe ishin nise per ne Durres, kurse Vlora mbahej e rrethuar prej grekeve. Qarkullimi neper Shqiperi nuk ishte aspak i lehte, pasi bandat dhe ushtria e shteteve ballkanike kishin zaptuar pjesen me te madhe te vendit. I shoqeruar nga delegatet e disa qyteteve u nis per ne Vlore ku arriten ne 25 nentor. Ky qytet qysh me pare ishte percaktuar si qender ku do te mbahej Kuvendi gjithekombetar per shpalljen e pavaresise se Shqiperise. Ne referatin e vet foli shkurt per te kaluaren e Shqiperise, gjendjen dhe rrethanat momentale politike. Ismail Qemali propozoi qe Shqiperia te shpallet “Shtet me vete, e lire, e pavarur.
Te gjithe delegatet kete propozim e aprovuan duke u ngritur ne kembe dhe duke e percjelle me duartrokitje aktin e shpalljes se pavaresise. Ismail Qemali e ngriti lart ne Vloren heroike flamurin e Skenderbeut. Me aktin e shpalljes se pavaresise se Shqiperise, kryetari i qeverise se perkohshme, Ismail Qemali, me 29 nentor 1912, i njofton per aktin historik gjashte Fuqite e Medha: Angline, Italine, Austro-Hungarine, Francen, Gjermanine dhe Rusine. Po ashtu, per kete vendim, Ismail Qemali njofton edhe shtetet ballkanike: Rumanine, Malin e Zi, Serbine, Bullgarine, Greqine dhe Turqine, duke kerkuar nga ata qe te njihnin aktin e pavaresise si ndryshim i vullnetit politik te kombit shqiptar.
Kryetari i qeverise se perkohshme
Kujtimet e djalit te Ismail Qemalit
Djali i Ismail Qemalit, Qazim Bej Vlora, ka jetuar ne Struge nga viti 1936 deri ne dimrin e vitit 1953, kur nderroi jete. Sipas deshmive historike, ai ishte djali i parafundit i Ismail Qemalit dhe siç ka deklaruar ne kujtimet e tij, ne te gjitha ecejaket diplomatike qe ka pasur eshte shoqeruar nga djali i tij, Qazimi. Ismail Qemali per djalin e tij ka thene se, “ai ka qene kujtesa e tij ne tere aktivitetet”. Qazim Bej Vlora ka lindur ne vitin 1870. Ne vitin 1919 ai eshte helmuar se bashku me te atin, duke ngrene darke ne Itali. Ismail Qemali gjeti vdekjen, ndersa Qazimi mundi ta perballoje dhe te jetoje.
Ne vitin 1936, Qazimi shkon ne Struge me nje dokumentacion te pasur te qeverise se Ismail Qemalit. Ne moshen 66-vjeçare martohet me Behije Sherif Masllafin, e veja e Inajet Bej Ohrit, motra e te cilit ishte martuar me nje tjeter djale te Ismail Qemalit. Ne vitin 1949, kur u prishen marredheniet midis qeverise shqiptare dhe asaj te Jugosllavise, Qazimi ngeli i izoluar ne Struge. Sekretari personal i Ismail Qemalit, nga viti 1900 deri ne vitin 1919, ai ka qene prane te atit ne çdo udhetim, ne çdo mbledhje dhe gati ne te gjitha perpjekjet diplomatike per trojet shqiptare. Qazim Bej Vlora ka qene njohes shume i mire i disa gjuheve te huaja, aktivist i shquar ne qeverine e Vlores dhe sekretar personal i Ismail Qemalit. Vdes ne Struge ne nje anonimitet te plote ne dimrin e vitit 1953, duke lene pas nje dokumentacion te pasur dhe nje biblioteke shume te madhe dhe perveç dokumenteve te qeverise se Vlores qe ka konfiskuar policia e fshehte maqedonase, fati i dokumenteve te tjera nuk dihet.
Nje pasha ne krye te shtetit (Turan Pashe Permeti)
Ne dhjetor te 1918-es, Kongresi i Durresit qe bashkoi 50 delegate nga pothuajse e gjithe Shqiperia politike (me perjashtim te Korçes dhe te Vlores), konkludoi me formimin e qeverise se Durresit, fillimisht miqesore me Italine, dhe qe shpresonte te siguronte bashkimin e shqiptareve dhe te trojeve te tyre ne Ballkan gjate muajve vendimtare te Konferences se Paqes ne Paris. Kjo qeveri u kryesua nga Turhan Pashe Permeti dhe reflektonte ne perberjen e saj tere spektrin fetar te shoqerise shqiptare.
Qe ne fillim te krijimit, detyra me e ngutshme me te cilen u perball kjo qeveri, ishte caktimi i delegacionit qe do ta perfaqesonte zyrtarisht ate ne Konferencen e Paqes, ku de facto ndodhej “Qeveria e Botes”, si dhe pergatitja e memorandumeve dhe dokumenteve te tjera zyrtare drejtuar Fuqive te Medha. Nje rol te rendesishem ne pervijimin e qendrimit te delegacionit zyrtar shqiptar ne Paris luajten dy figura te rendesishme nga radhet e klerit katolik shqiptar, imzot Luigj Bumçi dhe at Gjergj Fishta. Rritja e revoltave anti-italiane ne Shqiperi, kritikat e ashpra ne shtypin shqiptar te kohes per Turhan Pashen dhe etiketimi i tij si filo-italian, bene qe, me vendim te qeverise se Durresit, ne qershor te vitit 1919, ai te zevendesohet si kryetar i delegacionit zyrtar shqiptar, me imzot Luigj Bumçin.
Princ Vidi
Me 17 mars Vidi, duke u mbeshtetur kryesisht te feudalet, formoi qeverine e re shqiptare, ne krye me Turhan Pashe Permetin, nje diplomat i vjeter qe kishte qene ambasador i Perandorise Osmane per 25 vjet rresht ne Peterburg te Rusise. Me t’u vendosur ne fronin e Shqiperise, princ Vidi u perpoq te zgjidhte problemin me urgjent dhe me te nderlikuar te vendit, ate te largimit te trupave greke nga Shqiperia e Jugut dhe te vendosjes se administrates shqiptare ne keto vise. Por qysh ne fillim, ai tregoi se nuk ishte i vendosur te mbronte deri ne fund, pa kompromis interesat e shtetit shqiptar. Per te zgjidhur kete çeshtje, ai hyri ne bisedime me qeverine “vorio-epirote” te shpallur ne Gjirokaster.
Dhe per kete qellim, Vidi caktoi si komisar te jashtezakonshem per Shqiperine e Jugut oficerin holandez, Tomson, i cili kishte ardhur ne Shqiperi per te ristrukturuar xhandarmerine shqiptare. Ky shkoi ne Korfuz dhe me 10 mars zhvilloi bisedime me perfaqesuesin e “vorio-epiroteve”, Karapanon. Tomsoni, duke ditur se Fuqite e Medha, KNK dhe vete princ Vidi nuk donin te kishin shume kokeçarje, u premtoi grekeve disa te “drejta te veçanta” per popullsine e “Epirit te Veriut”.
Largimi i princit Vilhelm Vidi nga Shqiperia
Duke e ndier rrezikun nga sukseset e kryengritesve, princ Vidi beri thirrje per ndihma nga te gjitha anet, por vetem nga Veriu munden te vinin disa forca te pakta, ndersa Shqiperia e Jugut duke qene perballe ndjekjeve, mizorive e shpernguljeve nga forcat greke, nuk mundi te jepte ndihme. Per rrjedhoje, ne fund te korrikut 1914 dhe ne pragun e shperthimit te Luftes se Pare Boterore, Shqiperia ishte ne gjendje te rende politike. Pushteti i qeverise shqiptare, tashme ishte kufizuar vetem ne Durres e ne Vlore-(deri me 1 shtator kur ajo ra ne duart e kryengritesve);ne Shqiperine e Mesme shtrihej pushteti i kryengritesve; viset e Jugut ndodheshin nen shtypjen e forcave greke, krahinat e Verilindjes nen presionin e vazhdueshem te serbeve, ndersa Shkodra ndodhej nen administrimin e forcave nderkombetare.
Princ V. Vidi beri perpjekjen e fundit per te shpetuar qeverisjen e tij. Ai iu drejtua edhe Fuqive te Medha me kerkesen per te zbatuar zotimin qe kishin marre ne Konferencen e Londres per te garantuar bashkerisht pavaresine dhe sovranitetin e Shqiperise dhe per kete qellim kerkoi formimin prej tyre te nje force nderkombetare prej 3 mije vetash, per te shtypur kryengritjen. Por Fuqite e Medha, duke qene ne konflikt me njera-tjetren, premtuan se do te ndihmonin per te shpetuar vetem jeten e princit dhe te familjes se tij, por jo edhe intervenimin ushtarak atje.
Ne keto rrethana, kur edhe kishte filluar Lufta e Pare Boterore, princ Vidi u detyrua te largohej nga Shqiperia, me 3 shtator 1914, pas plot 181 ditesh sundimi te pasuksesshem. Vilhelm Vidi dhe suita e tij e leshojne Durresin ne oren 8 te mengjesit, dhe me anijen italiane te luftes “Mizurati” kalon ne Itali. Se bashku me te u larguan edhe ministrat e qeverise, anetare te tjere te oborrit mbreteror, si dhe udheheqes te levizjes patriotike shqiptare, te cilet u vendosen pjeserisht ne Shkoder, ndersa nje pjese kaloi ne vende te ndryshme te Evropes. Menjehere pas largimit te V. Vidit, me 5 shtator ne Durres hyne kryengritesit dhe aty u vendos selia e Keshillit te Pergjithshem. Aktet nderkombetare te viteve 1913-14 edhe pse kishin definuar poziten neutrale te Shqiperise dhe garancine e Fuqive te Medha per kete statut te saj, megjithate Shqiperia u perfshi ne planet ushtarako-strategjike te fuqive nderluftuese, veçanerisht te Austro-Hungarise e Italise dhe te shteteve fqinje: Serbise, Malit te Zi, Bullgarise dhe Greqise, te cilat qe nga tetori 1912 nuk reshtnin per ta coptuar ate.
Toptani, si e mori ne dore qeverine pas Vidit
Ne fund te vitit 1913 dhe ne fillim te vitit 1914, Shqiperia ne pikepamje politike ishte ne nje pozite te mjeruar, sepse nuk kishte nje qeverisje unike ne gjithe vendin. Ne te vertete, asokohe ne Shqiperi sundonin shume qeveri lokale si: qeveria e Vlores e kryesuar nga Ismail Qemali; ne Durres nga 12 tetori 1913 vepronte “pleqesia e Durresit” e Esat Pashe Toptanit etj. Komisioni Nderkombetar i Kontroll it (KNK) i kerkoi edhe Esat Pashe Toptanit, qe ta shperndante “Pleqesine e Durresit” dhe ai kete e beri me 12 shkurt 1914, pasi mori premtimin nga KNK-ja se me 21 shkurt do ta kryesonte delegacionin shqiptar ne Gjermani, per t’i dhene kuroren princ Vidit ne emer te shqiptareve.
Esat Pasha, me qellim qe te siguronte nje pozite me rendesi ne kabinetin qeverises te princ Vidit, zyrtarisht deklaroi se e mirepret caktimin e tij per princ te Shqiperise, por fshehurazi vazhdoi tere kohen, te nxiste levizjen per nje princ mysliman ne vend. Esat Pashe Toptani lindi me 13 qershor 1863 ne Tirane. Ai ishte mbeshtetes i xhonturqve, si dhe deputet i Parlamentit turk nga pala shqiptare. Gjate lufterave ballkanike ishte komandant i forcave otomane ne hapesiren Shkoder – Mali i Zi. Minister i Brendshem per pak kohe gjate qeverisjes se princ Vidit. Arrestohet nga regjimi i Vidit per trazira. Me 5 tetor 1914, pas largimit te Vidit dhe vendosjes se influences se tij ne Tirane, ai deklarohet kryeminister i Shqiperise. Toptani u ekzekutua me 13 qershor 1920 nga Avni Rustemi ne Paris. Kriza e pare e rende e qeverise se princit, ndodhi me 19 maj.
E nisur si nje incident i vogel, si nje revolte fshataresh, fale nje sere keqkuptimesh, mosmarreveshjeve e dyshimeve, brenda pak oresh do te shnderrohej ne nje konflikt kompetencash ndermjet xhandarmerise nderkombetare dhe qeverise shqiptare, per te degjeneruar shume shpejt ne akuza te ndersjella tradhtie, qe shpune ne arrestimin dhe syrgjynosjen e Esat Pashes. Me 17 maj, ne Shijak, nje fshat midis Durresit dhe Tiranes, banda shqiptaresh te armatosur ishin ndeshur me nje kompani te veçuar te xhandarmerise. Mesa dukej, ata kerkonin perjashtimin nga sherbimi ushtarak per nje dhjetevjeçar, ndoshta edhe largimin e Esatit dhe pas te gjithe gjasave, synonin te hynin ne Durres per te paraqitur kerkesat e veta.
Esat Pasha i dha urdher majorit Sluys te vendoste dy mitraloza ne rruge per te mbrojtur kryeqytetin. Sluys refuzoi ta zbatonte dhe iu pergjigj se merrte urdhra vetem nga princi ose eproret e tij holandeze. Kjo ishte nje fyerje, qe nje minister i Luftes, i porsaemeruar gjeneral nga vete princi dhe, per me teper, kreu i nje fisi me influence dhe pasha osman, nuk mund ta duronte. Per pasoje, Esati i kerkoi princit ta shkarkonte oficerin. Kur Vidi refuzoi ta pushonte, duke argumentuar se kishte nevoje per majorin holandez, madje i keshilluar edhe nga ministri i Italise, Aliotti vendosi t’i jape leje per nje kohe te papercaktuar dhe me pas per ta transferuar ne Shkoder, Esati dha doreheqjen nga qeveria. Princi e ktheu prapa doreheqjen e ministrit te tij, por ne kete pike u vu re nje permbysje pozicionesh krejt e befte dhe e papritur. Pasi u prit nga princi, Sluys arriti ta binde qe pashai ishte tradhtar dhe e shtyu qe te merrte ndaj tij masen e arrestit. Me 19 maj, Sluys i ngarkuar te kryente arrestimin, rrethoi shtepine e Esatit. Pas disa shkembimesh zjarri, pashai u dorezua.
Fan Noli, nje poliglot ne krye te Shqiperise
Dashurine per popullin e atdheun ia ushqyen rrethi familjar e mjedisi shqiptar i Qytezes. Ende i ri, Fan Noli u hodh ne luften per çlirimin e atdheut nga zgjedha osmane. Kultura e gjere qe mori i dha atdhetarizmit te tij permbajtje te perparuar. Luften per çlirimin kombetar e konceptonte si lufte me arme e pende. Fan Noli perdori kishen si tribune per forcimin e shqiptarizmit. Perkrahes i perdorimit te dhunes per t’u çliruar nga zgjedha e huaj, mbeshteti veprimet e çetave dhe kryengritjet e medha me arme kunder sundimit osman (1910-1912). Pas Shpalljes se Pavaresise, u vu ne sherbim te qeverise kombetare te Vlores. Me veshtrim te mprehte politik e bindje demokratike, ai e kuptoi se ruajtja e pavaresise e perparimi shoqeror nuk mund te arriheshin, veçse me lufte te vendosur kunder armiqve te brendshem çifligare e konservatore dhe kunder armiqve te jashtem, te lidhur midis tyre ne dem te lirise, teresise territoriale e zhvillimit demokratik te vendit. Pikepamjet mbi organizimin e shtetit, politiken e brendshme e te jashtme, i shtjelloi ne shkrime e fjalime ne vitet 1921-1924. Luftoi qe shteti te vinte ne jete parimet e demokracise se perparuar borgjeze.
Ne krye te qeverise, Fan Noli i shpalli keto parime demokratike, por ai dhe bashkepunetoret e tij nuk treguan vendosmerine e duhur per t’i zbatuar deri ne fund. Idete e Nolit u zhvilluan, u poqen dhe arriten kulme te mendimit shqiptar. I merguar, vazhdoi te ishte per disa vjet tribun i demokracise shqiptare. Keshtu, Noli do te behej nje figure udheheqese per vendosjen e rendit demokratik. Noli ne qershor te 1924-es do te zgjidhet kryeminister i Shqiperise dhe per 6 muaj do te perballonte problemet ekonomike dhe politike. Programi i tij do te rezultonte i parakohshem per bujqit dhe feudalet qe nuk njihnin demokracine e Kuvendin Popullor. Noli i rritur jashte Shqiperise, nuk e njihte dhe nuk mund ta njihte realitetin e vendit te tij. Ne shtator te 1924, kryeministri Fan Noli dhe me Luigj Gurakuqin do te perfaqesonin Shqiperine ne Asamblene e peste te Lidhjes te Kombeve. Fjalimi i mbajtur nga kryeminister Noli, pati jehone te madhe jo vetem ne vendet anetare te Lidhjes, por edhe ne vendet e tjera. Fan S. Noli si askush tjeter ngriti zerin per afrimin e Shqiperise me boten, ngriti zerin per padrejtesite historike qe i jane bere kombit shqiptar. Ai ngriti zerin dhe luftoi per lirite demokratike dhe mendimin e lire. Ishte per nje demokraci te tipit perendimor, me pluralizem politik dhe zgjedhje te lira. Per kete u jepte perparesi marredhenieve me SHBA-te dhe menyres amerikane te jeteses. Veprimtaria diplomatike perben nje faqe nga me te ndritura ne jeten e Nolit.
Ahmet Zogu
Roli i Zogut ne qender te luftes politike ne Shqiperi ne vitet 1922-1939 ishte percaktues. Ahmet Zogu gjate ketyre viteve te pjesemarrjes aktive ne jeten politike shqiptare, kishte mesuar shume. Ai kishte arritur ne perfundimin se gezonte nje pjese te mire te cilesive te domosdoshme per politiken shqiptare: dualiteti politik i kishte sherbyer se tepermi. Aftesia e tij ne strategjine ushtarake, por sidomos, per te terhequr njerezit pas vetes ishte e paarritshme. Zogu qendroi ne postin e kryeministrit pak me teper se nje vit. A Zogu lindi me 8 nentor 1895, ne Burgajet te Matit dhe vdiq me 9 prill 1961 ne Sourenses France, pasi vuante nga kanceri. Ne momentet e fundit te jetes se tij, Ahmet Zogu i kerkoi Geraldines pistoleten qe te vriste veten. Bashkeshortja ia dha pa fisheke, por gjendja e Ahmet Zogut ishte tejet e rende, aq sa nuk mundte te ngrinte as armen per vetevrasje. Ahmet Zogu ka nje karriere politike brilante. Ai do te ishte President i Shqiperise nga 1925 deri me 1928 dhe mbret me 1928 deri me 1939. Zogu u be kryetar i nje partie popullore reformiste. Ai ngriti postet ne ministri nga viti 1920 dhe i forcoi pushtetin me ane te forces ne qershor 1924, por ai u kthye me asistentet jugosllave ne dhjetor dhe u zgjodh president me 1 shkurt te 1925-es. Por kjo nuk i mjaftoi dhe u be mbret me ne 1 shtator 1928, Zogu ishte ne nje periudhe ku qeverisja e vendit ishte e trazuar dhe Shqiperia njohu qetesine ne kete regjim. Ai pati nje marreveshje me Italine me 1925-en dhe ishte i kujdesshem ne marredheniet me kete shtet.
Ngritja e Zogut
Ne periudhen midis viteve 1920-1922 u ndryshuan shtate kryetare qeverish. Ne kete periudhe, Shqiperia ishte jo vetem teper e perçare, por ketij shteti te vogel i mungonte edhe shumica e kushteve paraprake te domosdoshme qe karakterizojne unitetin shteteror te nje vendi, si shkolla e larte e centralizimit, mesimi fetar dhe gjuhesor, udheheqja e nje klase te ndergjegjshme, nxitja intelektuale e jashtme, si dhe refuzimi sistematik i sundimit te huaj.
Ne periudhen e viteve 1920-1922, grupet e ndryshme politike e fisnore perlesheshin per pushtet. Largimi i pjesshem i pluhurit politik ne grupet politike si rezultat i perpjekjeve te Zogut beri qe te kishin perplasje me Fan Nolin. Zogu dhe bashkepunetoret e tij besonin ne nje qeverisje te forte me nje prijes qe te vendoste se pari qetesine dhe se dyti, per te vazhduar perparimin e vendit. Ndersa Noli dhe ndjekesit e tij keshillonin te benin ndryshime te shpejta radikale, me drejtime nga jashte. Gjate kohes qe kishte qene kryetar i qeverise, Ahmet Zogu kishte vepruar ne nje menyre pak a shume arbitrare, dhe kishte humbur besimin e kolegeve te tij ne kabinet, te cilet ishin anetare te klikes. Nderkohe, dhe ne vend, pakenaqesia po rritej. Ne Shqiperine e Jugut njerezit prisnin reformen agrare, dhe kjo popullsi ishte e detyruar te paguante nje pjese te madhe te taksave.
Me gjithe keto pakenaqesi, Zogu ishte i bindur se ishin pjekur kushtet per te stabilizuar poziten e vet nepermjet thirrjes se nje asambleje kushtetuese, e cila do te caktonte kryeqytetin e vendit, do te vendoste natyren e qeverisjes dhe do te rishikonte statutin e Lushnjes. Nepermjet kontrollit te ketyre procedurave, kryeministri do te arrinte te krijonte shtetin ideal per veten e tij. Per te, Zogu mendonte te mbeshtetej te popullsite e malesise, si dhe te popullsise se Shqiperise se Mesme dhe te Jugut. Zogu kishte mundur te siguronte mbeshtetjen e njezetepese deputeteve, te gatshem ta ndiqnin ne çdo rrethane.
Zogu po perpiqej t’i jepte fund sistemit te perçarjeve partiake dhe te krijonte nje qeveri krejtesisht nen kontrollin e tij. Anetaret e Klikes u bashkuan per te prishur planet e kryeministrit, fillimisht me propagande dhe pastaj me grusht shteti. Si fillim e nisi Shefqet Korça, komandant i xhandarmerise, qe mori iniciativen dhe deklaroi se nuk do t’i nenshtrohej qeverise. Perpara se kryeministri Ahmet Zogu te vepronte kunder Korçes, nje tjeter komplot ishte pergatitur nga koloneli Haki, se bashku me oficere te tjere nje grusht shteti, qe do te kryhej me 28 Nentor, diten e festes kombetare. Plani perfshinte vrasjen e kryeministrit dhe shpalljen e nje qeverie te ushtarakeve. Por kryeministri u pengua te vepronte kunder komplotisteve, pasi ministrat e Puneve Boterore, Arsimit, Luftes, dhe Drejtesise bashke me regjentin Sotir Peçi deklaruan doreheqjen. Ne kete kohe, vendi ishte i futur ne nje qorrsokak politik dhe juridik. Zogu ndodhej para tri alternativave: te jepte doreheqjen dhe t’ia linte vendin “Klikes”, te hynte ne kompromis me te per te ruajtjen e statukuose dhe te fitonte kohe; te perdorte forcat e qeveritare, per te shtypur dhe per te çuar ne litare konspiratoret.
Kompromisi
Per kete, Zogu i keshilluar edhe nga ministri i Britanise se Madhe zgjodhi alternativen e dyte per kompromis. Qendrimi i perfaqesuesve te huaj e shpetoi situaten. Te gjithe ishin te bindur se kompromisi ishte i nevojshem ne kete gjendje ekzistuese. Kompromisi i arritur ishte tipik shqiptar. Zogu ruante postin e kryeministrit, por funksioni i ministrit te Brendshem do te kryhej ne baze te nje sistemi rotacioni te perjavshem prej te gjithe anetareve te kabinetit qeverises. Ky ishte kompromisi i vetem i pranuar prej paleve, te cilat mendonin se pas zgjedhjeve do te arrinin te shtypnin lehtesisht çfaredo lloj opozite qe do te krijohej. Keshtu, ne mbarim te vitit 1923 u çel fushata per zgjedhjet e Kuvendit kushtetues.
Ishin te parat dhe te vetmet zgjedhje parlamentare qe jane kryer ne Shqiperi. U krijuan fletore, u themeluan parti ne Korçe dhe Tirane, per te paraprire kandidatet e tjere ne zgjedhje. Duke shfrytezuar lidhjet me Shefqet Verlacin, Zogu arriti te terhiqte pas vetes shumicen e bejlereve, por pa siguruar nje shumice absolute per te krijuar qeverine. Per kete Zogu ishte ne gjendje te deshperuar, ai e kuptonte se nuk mund te qendronte ne postin e kryeministrit, por prape nuk donte te shperndante koalicionin qeverises.
Ne mes te ketij kaosi politik, me 24 shkurt Zogu shpetoi nga atentati i Beqir Valterit, tek po ngjiste shkallet e nderteses se Parlamentit. Megjithese i plagosur ne dore, kofshe dhe bark, Ahmet Zogu tregoi gjakftohtesi te jashtezakonshme dhe hyri ne sallen e Parlamentit ku zuri karrigen e tij qeveritare, pa dhene asnje shenje alarmi, duke evituar kesisoj nje gjakderdhje fatale. Zogu u shoqerua per ne shtepi me nje eskorte te forte. Atentati ndaj Zogut çoi ne kristalizim te 2 grupeve ne Parlament. Partia e opozites me Fan Nolin dhe partia me perkrahesit e Zogut qe kundershtonin Avni Rustemin. Atentati e detyroi Zogun te largohej nga jeta politike, pasi ne baze te zakonit shqiptar, ai nuk mund te dilte nga shtepia deri sa krimi te shpaguhej. Plaget e pengonin te merrte pjese aktivisht ne jeten politike. Por kryesorja ishte se atentati e bindi Zogun se qeveria e tij nuk mund te mbahej me ne kembe.
Me 1923-in, pas nje viti e dy muaj ne postin e kryeministrit, Zogu dha doreheqjen. Lufta politike, pas kesaj ngjarjeje u perqendrua per formimin e nje qeverie. Per kete, regjentet ne mars vendosen qeverine e pergatitur nga Zogu dhe emeruan Shefqet Bej Verlacin si kryeminister. Roli i Zogut gjate kesaj periudhe dhe perpjekjet e tij per rikthimin e pushtetit ishin te aktit te fundit qe e shnderroi pakenaqesine ekonomike dhe politike ne revolte te armatosur. Plani i tij ishte qe te krijonte nje situate me te cilen qeveria do te detyrohej te shpallte gjendjen e jashtezakonshme. Ahmet Zogu do te ishte aktor i padiskutueshem ne politiken shqiptare te asaj kohe. Ai u ngjit ne postin ministror ne vitin 1920 dhe e forcoi pushtetin me ane te forces ne qershor 1924, kur u kthye me ndihmen e jugosllaveve ne dhjetor dhe u zgjodh president me 1 shkurt te 1925-es. Ai do te ishte President i Shqiperise deri me 1928. Ahmet Zogu do te shpallej mbret i shqiptareve ne vitin 1928, post te cilin e mbajti deri ne vitin 1939. Zogu ishte ne krye te shtetit shqiptar ne nje periudhe ku qeverisja e vendit ishte e trazuar, dhe Shqiperia njohu qetesine ne ate regjim. Me 6 prill, Ahmet Zogu u largua nga Shqiperia dhe u end ne mergim deri sa vdiq ne vitin 1961.
KRERET E SHTETIT
1- Ismail Qemali Kryetar i shtetit, 4 dhjetor 1912 – janar 1914
2- Turhan Permeti 7 shkurt 1914-20-maj 1914
3- Princ Vidi Maj 1914- nentor 1914
4- Esat Toptani Nentor 1914 -janar 1916
5- Fan S. Noli 16 qershor 1924-23 dhjetor 1924
6- Ahmet Zogu 24 dhjetor 1924 – 6 prill7- Shefqet Verlaci 12 prill 1939
8- Omer Nishani 10 janar 1946-1 gusht 1953
9- Haxhi Lleshi 1 gusht 1953-22 nentor 1982
10- Ramiz Alia 22 nentor 1982-30 prill 1991
11- Sali Berisha 9 prill 1992-27 mars 1997
12- Rexhep Mejdani 24 korrik 1997-24 korrik 2002
13- Alfred Moisiu 24 korrik 2002
14- Bamir Topi    24 korrik 2007
Prof. Eroll Velija

Saturday, December 1, 2012

Nuk ftohen familjarët e Rugovës


Prishtinë, 01.12.2012 

Qeveria e ka emëruar autostradën Vërmicë-Merdare me emrin “Ibrahim Rugova” por ajo nuk i fton familjarët e presidentit të ndjerë për në përurimin e saj.

Askush nga familja e Rugovës, nuk ishte ftuar më datën 26 nëntor, kur do të bëhej ceremonia e përurimit të segmentit të pestë të kësaj autostrade.

Megjithëse ceremonia e këtij përurimi nuk u mbajt, meqë aty u zhvilluan protesta, pamje prej të pranishmëve shiheshin të filmuara por prej familjes Rugova nuk ishte askush.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se këtë herë familjarët e Rugovës nuk pranuan asnjë ftesë, derisa në përurimin e parë ishin të ftuar.

Zëvendës kryeministri Hajredin Kuçi thotë se, nuk e di pse ka ndodhur kjo. “Nuk e di se kush kënd e kanë ftuar protokolli”, ka thënë Kuçi për Indeskonline.

Përgjigje nuk kanë dhënë as zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës. Indeksonline ka pyetur zyrtaren për informim, Saranda Jusufin por ajo nuk ka kthyer përgjigje se pse ka ndodhur kjo.

Tuesday, November 27, 2012

Indiani që ka mbajtur dorën ngritur 38 vjet pa e ulur kurrë (Video)



Mahant Amar Bharti Ji e ngriti që në vitin 1973 në nder të hyjnisë Shiva dhe që atëherë kurrë s\'e ka ulur poshtëMahant Amar Bharti Ji, një klerik nga New Delhi ka ngritur krahun e tij të djathtë mbi kokë që në vitin 1973 në nder të hyjnisë Shiva dhe që atëherë kurrë s'e ka ulur poshtë atë. Pavarësisht vuajtjeve dhe deformimit të krahut, ai e ka arritur ta mbajë krahun e tij të ngritur për plot 38 vjet, edhe duke numëruar.

Tërmet në Vlorë

Në Fier e në Vlorë, ku aktualisht janë me qindra mijëra njerëz, janë ndjerë lëkundje tërmeti në orët e mbrëmjes. Burime të sizmologjisë thonë se tërmeti e ka pasur epiqendrën në Strum të Fierit. Nga tërmeti nuk ka pasur dëme materiale, shkruan tema. Ndërkohë parashikimet e motit flasin në përgjithësi për reshje në të gjithë Shqipërinë. Duket se njësoj si atëherë, edhe tani do kemi reshje. Edhe pse ka njëfarë shprese se parashikimet e motit nuk janë përgjithësisht të sakta

Saturday, November 10, 2012

Nisen në këmbë nga Gjilani deri në Vlorë për ta shenuar 100 vjetorin e pavarsisë


 
Nisen në këmbë nga Gjilani deri në Vlorë për ta shenuar 100 vjetorin e pavarsisë
Të veshur me veshje kombëtare, dhe  me flamurin kombëtar, Anëtari i kryesisë së “Vatrës “Gani Shaqiri, qytetarët  Ekrem Avdiu –Gjilan, Dilaver Musliu – Preshevë, Nazim Ajdini – Medvegjë, janë nisur të  shtunën në këmbë  për në Vlorë, për të shënuar kështu një nga format e festimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Shoqata e të Shpërngulurve nga Kosova Lindore SHSHKL “Vatra”,  vlerëson se me këtë udhëtim këta katër qytetarë dëshirojnë të shprehin dashurinë për Shqipërinë,  të paraqesin kërkesë Kosovës e Shqipërisë  që të kujdesen më shumë për Preshevën, Medvegjen e  Bujanocin. 
Gjithashtu ky udhëtim paraqet homazh për të gjithë  dëshmorët e  rënë për krijimin e shtetit shqiptar dhe gjithë dëshmorët tjerë dhe falënderim Shqipërisë për ndihmën e madhe qe i ka dhënë  Kosovës në çdo periudhë historike, posaçërisht  në luftën e fundit për liri.
Fakti se ata vijnë edhe nga tri qytete të ndryshme: Presheva, Bujanoci e Medvegja, ka simbolikën  e vet, simbolikën e bashkimit, simbolikën se Kosovës Lindore i mungon liria, simbolikën  se Kosova Lindore i takon Shqipërisë. 
Vatra ju uron rrugë të mbarë
Zyra për informim e “Vatrës” 
Gjilan 10,Nëntorë 2012

Wednesday, November 7, 2012

Gold AG tregon shpirtin luftarak në kamerën e fshehur (Video)


Ja sa “Like” ka marrë përqafimi mes Obamës dhe Michelle


Ja sa “Like” ka marrë përqafimi mes Obamës dhe Michelle

(ekuilber)
Një përqafim i ngrohtë dhe pasionant mes presidentit Barack Obama dhe zonjës së tij Michelle si shenjë mnirënjohje ndaj gjtihë mbështetësve, të cilët i besuan edhe për 4 vjet të tjerë në Shtëpinë e Bardhë është shkrepja, e cila ka bërë xhiron e botës falë internetit.
Fotoja është simbol i fitores së dytë të Obamës dhe ka marrë 2.855.000 like në rrjetin social Facebook, më e klikuara në të gjithë historinë e këtij rrjeti.
E sapo postuar në Twitter (rreth orës 5:20 minuta me orën shqiptare) në më pak se 1 orë fotoja u ripostua rreth 360 mijë herë duke u bërë fotoja më e twittuar e kohës, transmeton BW.

Ali Ahmeti pranon fajin që shiti Kërçovën në 2009, por arsyetimi është ende më tragjik !!!


Ali Ahmeti pranon fajin që shiti Kërçovën në 2009, por arsyetimi është ende më tragjik
Më 2 nëntor në një tubim në Kumanovë, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i shoqëruar nga drejtuesit e institucioneve qëndrore dhe lokale, pushteti ekzekutiv dhe legjislativ është takuar me qytetarët kumanovar me të cilët ka zhvilluar bashkëbisedim rreth aktualiteteve në vend.
Ndër të tema të tjera për të cilat u “sqarua” Ali Ahmeti ishte edhe çështja e shitjes së Kërçovës në vitin 2009 Ai ia “dha” komunën VMRO-DPMNE-së dhe kryetar komune u zgjodh Blagoja Despotovski, mirëpo interesante është sqarimi i liderit të BDI-së:
“Në vitin 2009, bëmë një tërheqje taktike nga komuna e Kërçovës, por morën kompenzime të rëndësishme siç është USHT në Kumanovë. Jo vetëm bashkëpartiakët, por të gjithë më akuzonin se Kërçovën e shita. Katër vite kaluan, Kërçova erdhi dhe do e marrim, por në Kumanovë tashmë ka 2000 studentë”, u shpreh lideri i BDI-së.
Tashmë figura më tragjike e vitit 2001, Ali Ahmeti, juridikisht lider i shqiptarëve të Maqedonisë që u shëndrua nga një udhëheqë ushtarak, praktikisht në një leckë të lagur që i shërben Gruevskit për të fshirë ndytësinë e tij. Është për të lavdëruar naivitetin e tij, përndryshe shqiptarët asnjëher nuk do të kuptonin manipulimet e tij, në fjalimin e tij, Ali Ahmeti pranon fajin që ka shit Kërçovën (edhe pse dhjetëra herë e ka mohuar këtë fakt) dhe mendon që me arsyetimin që e jep do ti falet gabimi. E para, arsimi sipëror i shqiptarëve të Maqedonisë është e garantuar me ligj dhe me kushtetutë, ndërsa Ali Ahmeti del që po bejka Pazar politik me të drejtat vecmë që na takojnë. E dyta, qoftë edhe ashtu si thotë ai, Ali Ahmeti duhet ta përkujtojmë se nuk mund ti mohojë faktet që egzistojnë, dhe se fillimi i disperzimit të USHT-së në Kumanovë dhe Shkup është meritë e PDSH-së, dhe jo e BDI-së, BDI-ja vetëm se uzurpoi meritat, këto fakte dëshohen nësë shikohen dokumentacioni për disperzim dhe vendimet e MASH-it në vitin 2007 dhe 2008, në kohën kur PDSH ishte në pushtet dhe BDI ishte në opozitë.
Ali Ahmeti urgjentisht duhet të kuptoj që nëse vazhdon me shtrembërimin e fakteve zyrtare, shumë shpejt do të bind opinionin se mjekët zviceran qenkan fatkqesisht në të drejt, diagnoza e tyre rallë herë dështojnë.

Friday, November 2, 2012

Ndërron jetë Lirak Bejko, i përndjekuri që u vetëdogj



Ndërron jetë Lirak Bejko, i përndjekuri që u vetëdogj
Lirak Bejko, ish- i përndjekuri që u vetëdogj gjatë grevës së urisë, ka ndërruar jetë në një spital në Bari. Lajmin e ka konfirmuar i vëllai i tij.
Ai ndërmori aktin e rëndë të vetëflijimit më 10 tetor, kur grevistët kishin hyrë në ditën e 19-të të grevës së urisë.
Bejko pësoi djegie të rënda dhe mjekët nuk kishin dhënë garanci për jetën e tij. Me ndihmën e opozitës ai u dërgua të mjekohej në një spital më të specializuar në Itali. Por as atje nuk u mbijetoi dot plagëve të rënda.
Bejko tentoi vetëflijimin në ambientet e grevës së urisë që u zhvillua pak kohë më parë, pas tentativës së Gjergj Ndrecës dhe për ditë të tëra qëndroi në gjendje të rëndë në QSUT, për shkak se kishte pësuar djegie në 50 për qind të trupit.

Sunday, October 28, 2012

Shpërbëhet PDK-ja?

Prishtinë, 28.10.2012 15:25

Partia Demokratike e Kosovës bëhet gati për një përçarje në rradhët e saj. Përplasjet në opinion ka kohë që kanë filluar, por ende nuk ka ndodhur ajo që pritet, shkruan "Bota Sot", sipas së cilës nuk janë vetëm deputetët ata që do të fillojnë ta braktisin një nga një apo në grup PDK-në.

Sipas asaj që raporton e përditshmja kosovare, në Lëvizjen Vetëvendosje fillimisht këtë kalim do ta bëjë një këshilltare e PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës. 

SHIK-u apo PDK me sukses ia arriti që ta ngufasë LDK-në, dhe në përkrahje me disa miq ndërkombëtar dhe me një dorë ndihme nga AAK-ja, ia dolën që ta krijojnë shpërthimin e madh, "bing bang-un" politik në Lëvizjen e krijuar nga figura historike Ibrahim Rugova.

Shpërthimi krijoi dy parti politike, LDK-në dhe LDD-në, ndërsa ai që nuk kishte pushtetin (LDD) me kohë do të rrëgjohej në një parti minore. Natyrisht edhe rrëgjimi apo tkurrja e saj drejt shuarjes ishte me skenarë, por të cilin e përmbushi mjaft mirë kreu i saj, akademik Nexhat Daci.

Por, duket skenari të ketë pasur edhe një ndikimin universal, ai po kthehet në një itinerar të pashmangshëm për vetë PDK-në. Përplasjet në opinion ka kohë që kanë filluar, por ende asgjë nuk kemi parë të shembet, sipas këtij 'oguri' të mbjellur nga vetë ata.

Saturday, October 27, 2012

Stervitje e vecante per lojtaret e Dortmundit para ndeshjes me Realin (Shiko Videon)


Nje teknike e re eshte zbuluar nga klubi i Borusias se Dortmundit para ndeshjes me Realin e Madridit, qe ndoshta ka ndikuar ne fitoren e tyre.
Makineria “Footbonaut”  është e ndërtuar në një rrjet 14m katror me 64 objektiva dhe lojtaret duhet te reagojne me shpejtesi te shenojne ne secilen nga ato. Per me teper ndiqni videon:

Rita Ora - Shine Ya Light - Video Klipi i gjiruar ne Kosove ♥




Autor i këtij punimi të mahnitshëm është 22 vjeçari Diego Fazio.


Ai është një piktor i cili ka fituar shumë shpërblime. Në këtë punim ka punuar 200 orë dhe atë vetëm me... laps grafik! /i/

Sekreti i bunkerit të Titos (Foto/Video)


Dekada me radhë është ruajtur sekreti më i madh i ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Objekti sekret në malin Zlatar në afërsi të Konjicit në Bosnje, në rast të një sulmi bërthamor mund të strehonte 350 persona të udhëheqjes supreme ushtarake dhe politike, të cilët do të ishin në gjendje të jetonin gjashtë muaj këtu pa asnjë kontakt me botën e jashtme.

Mali Zlatar ka fshehur gjatë një sekret. Në një mjedis piktoresk, para 33 vitesh është ndërtuar një strehë atomike e quajtur D-0 ARK, që ishte komanda kryesore e Ushtrisë Popullore të ish Jugosllavisë.
Shtëpia maskuese
Për këtë, përveç punëtorëve të cilët janë zgjedhur me kujdes të madh dhe është dashur të nënshkruajnë marrëveshjen për heshtjen, kanë ditur vetëm katër komandant të shërbimit të lartë shtetëror.
Kur objekti shihet nga jashtë, duken vetëm tri shtëpi të zakonshme të rrethuara nga natyra. Megjithatë, këto shtëpi për më shumë se 50 vite kanë fshehur një objekt ushtarak, të tretin për nga rëndësia në ish RSFJ.
I pari ishte aeroporti Zeljava në Bihaç, ndërsa i dyti porti luftarak Lora në Split. Ndërtimi i këtij objekti ka zgjatur 26 vite (1953-1979) ndërsa kostoja e ndërtimit ishte jo më pak se 4.6 miliardë dollarë.
Bunkeri përbëhet nga tri pjesë, i pari nga të cilit është maskimi, pra pamja e jashtme. Edhe maskimi përbëhej nga tri pjesë, pra objekte, e që ishin rezidencat e monitorimit, objekti për sigurimin e Titos dhe ai për stafin për mbështetje teknike.
Në fund të një korridori hapen tri dyer të mëdha të trashësisë 1.2 metra, pas të cilave gjendet tuneli për strehim atomik. Është i gjatë jo më pak se 202 metra dhe i cili gjendet në thellësi prej 280 metra. Ndriçohet nga 6000 llamba neoni, ndërsa mund të durojë goditjen deri në 20 kilotonë.
Pjesa e fundit apo e tretë ndërtesës është e ndarë në 12 blloqe dhe ka formën e një patkoi. Aty janë sistemet mbrojtëse për mbrojtje nga zjarri, sistemi i mbrojtjes kundër sulmit bërthamor dhe klima që është e mbrojtur në mënyrë të veçantë.
Blloqet më të rëndësishme janë ai i gjashti ku ishte qendra e komunikimit, pastaj i teti ku ishte Tito, i dhjeti për naftë dhe i njëmbëdhjeti për ujë. Temperatura në bunker është midis 21 dhe 23 gradë, ndërsa lagështia e ajrit prej 60 në 70 për qind - pra, kushte ideale për jetën.
Në rast të ndonjë kërcënim bërthamor bunkeri ishte në gjendje të pranonte 350 persona nga kreu më i lartë politik dhe shtetëror i ish-RSFJ-së. Ata ishin në gjendje të qëndrojnë atje për gjashtë muaj, pa asnjë kontakt me botën e jashtme, sepse bunkeri përmbante gjithçka që ju nevojitej për një jetë normale.
Bunker mbulon një sipërfaqe prej 6854 metra katrorë, ka më shumë se 100 dhoma gjumi me shtretër të rehatshëm, dy dhoma të mëdha konferencash, pesë qendra operative me linja telefonike direkte me presidencat e republikave federative, si dhe televizion kabllor, dy kuzhina, pesë tualete të mëdha dhe spitali me një sallë operative.
Brenda ndërtesës kishte hapësirë për 21 sisteme të mirëmbajtjes. Aty ishin dy cisterna nafte me nga 50 tonë sasi, dy lloje të klimatizimit, pishina me 170 metra kub ujë, ujë të rrjedhshëm dhe teknika për bunarë natyrorë që gjendej në afërsi të malit.
Rezidenca e Titos në këtë objekt ishte i pajisur tamam për elitë. Ajo përbëhej nga pesë dhoma: dhoma për sekretaren dhe palët drejtohet tek kancelaria e Titos, që ishte e lidhur me dhomën e fjetjes, ndërsa pas saj futesh në dhomën e Zonjës së Parë të ish Jugosllavisë, Jovanka Broz, ndërsa e fundit është dhoma për pushim.
Pas objektit gjendet dalja në rast të rrezikut, që nuk është vizatuar në hartë. Ajo shpie në mal në lartësi 170 metra, prej ku mund të arrihet në nyjën e relejeve të malit Zlatar.
Për objektin tash kujdesen pesë ushtarë të Ministrisë së Mbrojtjes së Bosnjës dhe Hercegovinës. /Thesarii/ 

Wednesday, October 24, 2012

Miliona besimtarë në Mekë (Video)

Miliona besimtarë kanë mbërritur në qytetin e shenjtë të Mekës për pelegrinazhin e përvitshëm të Haxhit, i cili nis sot. Autoritetet Saudite kanë paralajmëruar se do të ndalojnë çdo protestë të mundshme mbi konfliktin në Siri. Xhamia e madhe, vatra e besimit islamik, gëlon nga njerëzit e veshur me të bardha, ashtu siç e kërkon tradita.
Pikën kulmore të Haxhit e përbën ngjitja në malin Arafat, ditën e enjte. Krahas 1,6 milionë pelegrinëve nga mbarë bota, do të jenë edhe gati 750.000 besimtarë nga vetë Arabia Saudite. Forcat vendase të sigurisë kanë marrë masa për shmangien e ndonjë ikje të rrëmujshme apo incidentesh të tjera, siç ka ndodhur shpesh në të kaluarën, transmeton TCH.
Paniku që shpërtheu mes pelegrinëve 6 vjet më parë i kushtoi me jetë 364 personave. Autoritetet saudite ka muaj që përgatiten për këtë eveniment e kanë investuar më shumë se 220 milionë euro në infrastrukturë për ta bërë pelegrinazhin sa më të sigurt e komod.
Rrugëtimi drejt Mekës është një nga pesë shtyllat e islamit dhe çdo mysliman duhet ta ndërmarrë të paktën një herë në jetë.
E mërkura shënon ditën e parë zyrtare të pelegrinazhit që kulmon pastaj me festen e flijimit, Kurban Bajramin. /
 

Xhaka dhe Shaqiri, më të bukurit e Bundesligës


Xhaka dhe Shaqiri, më të bukurit e Bundesligës
Sipas një sondazhi të gazetës gjermane “Bild”, futbollistët kosovarë, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka janë më të votuarit ndër 51 futbollistët beqarë më të pashëm në Bundesligë.
Dy yjet shqiptarë, ai i Bayern Munchenit, Shaqiri, dhe ai i Borussia Moenchengladbachut, Xhaka, po prijnë në listë me nga gjashtë për qind të votave duke u pozicionuar në pozitat dy dhe tre në mesin e 51 futbollistëve të 81 klubeve në Bundesligë.
Megjithatë, sondazhit i prin Mario Gotze, sulmuesi i Borussia Dortmundit, që ka fituar 11 për qind të votave.
Sipas votave nga lexuesit e gazetës gjermane, pas Shaqirit e Xhakas, vjen futbollisti i Bayern Munchenit, David Alaba, me pesë për qind dhe Lewys Holtby.

Tuesday, October 23, 2012

Basketbollisti që rrahu gjyqtarin, suspendohet përjetësisht


Basketbollisti i Dritës, Qëndrim Demi, është penduar që e rrahu gjyqtarin Xhavit Beqiri, gjatë ndeshjes të së dielës RTV 21 – Drita. Edhe skuadra i tij, Drita, ka kërkuar falje të hënën në mëngjes përmes një komunikate. Por këto nuk kanë mjaftuar.
Demi 20 vjeç, të hënën pasdite, është suspenduar përjetësisht nga çdo aktivitet që organizon Federata e Basketbollit e Kosovës, ndërkohë që klubi Drita është dënuar me mosdhënien e një pike që i takon çdo skuadre që humb ndeshjen.
Për shkak të sulmit të Demit mbi gjyqtarin, ndeshja është ndërprerë pak sekonda pa mbaruar çereku i dytë te rezultati 50:32 dhe kjo ka bërë që komisari i garave, Tajar Rifati, të regjistrojë ndeshjen me rezultat zyrtar 20:0 në favor të RTV 21.
Kontakti me Demin të hënën ishte i pamundur, por drejtori i KB Drita, Fazli Fazliu, vlerëson se dënimi është tepër i rëndë.
“Dënim më të rëndë nuk ka, vetëm nëse e mbysin”, ka thënë drejtori Fazliu. “Ne nuk themi se nuk ka bërë gjest josportiv, por një lojtarit të ri t’i jepet një këso dënimi, është tepër e rëndë. Qëndrimi e pranon gabimin dhe është penduar shumë”.
Sekretari i përgjithshëm i FBK-së, Nazmi Paçarada, ka mbrojtur dënimin për suspendimin e përjetshëm.
“Komenti është i tepërt për gjestin e tij, pasi gjyqtari është sulmuar dhe kjo dukuri nuk ka të bëjë asgjë me sportin. Mbi të gjitha, të tillët nuk e kanë vendin në basketbollin e Kosovës”, ka thënë ai (më gjerësisht sot në “Koha Ditore”).

Friday, October 19, 2012

Luo Meizhen of China may be oldest person ever at 127 (Video)


The Chinese woman just celebrated her birthday, but she isn't on the official list

I wonder what a birthday cake would look like with 127 candles on it? I won't have to worry about extinguishing all those candles any time soon, but one woman may have.
Luo Meizhen, who lives in China's Guangxi province, reportedly celebrated her 127th birthday just days ago and if it's verified she'll be the oldest person who ever lived. However, that may be impossible because while she says she was born in 1885, birth certificates in the region only started to be kept after the 1949 Communist takeover. All she has is a faded copy of her identity card as shown in this video from 2011.
The record for the oldest known person is currently held by Jeanne Calment of France who died at 122 in 1997. However, according to the Gerontological Society of China, local records in the same country where Luo lives show a person who died in 1911 lived to 142 years of age.
The Daily Mail reports Luo lives with her only son, who she gave birth to at age 61. Where they live is known for longevity with 74 of the county's 238,000 residents being over the age of 100.
To celebrate, she had a party and ate a bowl of rice, two slices of pork, a piece of duck meat, chicken and two pieces of cake. If you get to 127, you definitely deserve two pieces of cake.
According to ChinAfrica, researchers say the reason people can live so long in this part of China is because they work from sunrise to sunset, climb mountains doing farm work, get adequate sleep, sleep in separate beds from their spouses and many soak their feet in hot water every night. People in the region eat mostly vegetables that grow naturally without pesticides, eat small amounts of meat and don't like fried food. Luo also likes soybeans and sow thistle, a bitter plant used in herbal medicine.
Researchers also credit fresh air and the lack of pollution in the region for the large number of centenarians. Luo has lived through war and famine and eats a diet influenced by scarcity over the years.
However, the region is becoming a tourist destination with people flocking to learn the secrets of a long life. These tourists may have an impact on the lifestyle of residents and conditions of the region.
The oldest Canadian to ever lived was Marie-Louise Meilleur who passed away at age 117 in 1998. Three Canadians made it to the top twenty of the list.
Luo may have some competition for her record in the coming decades because Besse Cooper of the U.S. just turned 116.

Ju prezentojm disa nga Kosovaret me te Cuditshem! (Video)



Video te plasuera per here te parë ne internet.Ju prezentojmë disa nga njerzit me te cuditshem kosovar.Keto prezentime behen duke i falenderuar gazetarit te mirnjohur Milot Hasimja nga Klan Kosova.Miloti ka arritur qe me emisionet e ti shumë interesante te perfiton shumë shikues te cilet me padurim presin programet e ti./abc-ks



Gare E Cmendur Ne Autostrade Me 360 Km/Ore Mes Nje Lamborgini Dhe Nje GTR (Video)

Gare e Cmendur ne Autostrade me 360 km/ore mes nje Lamborgini dhee nje GTR >Kjo eshte nje nga videot me te bukura qe keni pare ndonjeher .Kjo video tregon forcen e vertet te super makinave te cilat arrijne shpejtesi marramendese brenda pak sekontash dhe gjithashtu te ndalojne shpejtesine po aq shpejt,Per me teper ju ftojme te ndiqni videon:

Maturantët kosovarë rrahen në Shqipëri, bëhen për spital


(ekuiliber)
Shkollat e mesme të larta në Kosovë tashmë disa vjet e kanë bërë traditë vizitën një javëshe në Shqipëri.
Nxënësit pothuajse të të gjitha shkollave në vitin e fundit të studimit, përkatësisht maturantët në fillim apo në fund të vitit shkollorë mund ta shohin Shqipërinë edhe pse duhet të paguajnë shuma të konsiderueshme parash, dhe kjo ka bërë që jo të gjithë maturantët ta kenë këtë mundësi udhëtimi.
Por së bashku me tërë këtë kënaqësi jo rrallë kanë ndodhur edhe probleme të shumta.
Ditë më parë gjatë vizitës në Shqipëri të nxënësve të gjimnazit “Gjergj Kastrioti –Skënderbeu” të Drenasit ka ndodhur një aksident ku të lënduar kanë mbetur disa maturantë.
Nxënës të këtij gjimnazi kanë treguar për Indeksonline se “për shkak të konsumit të tepërt të alkoolit dhe cigareve” një grup nxënësish janë rrahur . Në gjithë këtë më së shumti i ka pësuar njëri prej nxënësve i cili ka përfunduar në spital në Shqipëri.
Por gjithnjë sipas tregimit të nxënësve, të cilët deshën të mbesin anonim, kur është informuar për këtë rast Policia e Shqipërisë, ka ushtruar dhunë brutale mbi maturantët kosovarë të cilët për shkak të alkoolit kishin rrahur shokun e tyre.
Drejtori i Gjimnazit Valdet Istogu, për Indeksonline ka thënë se kjo ka qenë “vetëm rrahje në mes adoleshentësh” por ai nuk e ka mohuar faktin që një nxënës ka përfunduar në spital.
E në Ministrinë e Arsimit nuk janë të informuar për këtë rast. Arbër Morina Këshilltar i Ministrit Ramë Buja i ka thënë Indeksonline se “Ministra nuk e ka marrë asnjë kërkesë zyrtare nga Drejtoria e Arsimit në këtë komunë” lidhur me këtë ngjarje.
Por pse nuk e ka Ministria e Arsimit një informacion të tillë kur është ajo që ka lejuar ekskursionet.
Morina arsyetohet me atë se “nëse këtë problem nuk mund ta menaxhojë së pari Drejtori i shkollës dhe pastaj Drejtoria Komunale e Arsimit atëherë intervenojmë ne”. Por Morina ka thënë se inspektorët e kësaj ministrie do të interesohen për rastin.
Ndërkohë në këtë shkollë thonë se njëri nga nxënësit i cili ka qenë edhe shkaktari kryesor i përleshjes është i njohur për probleme të tilla por se asnjëherë nuk është dënuar.
E me probleme të tilla përballen çdo ditë shkollat në vendin tonë ndërkohë dënimet për nxënësit “problematik” shpesh po harrohen dhe kjo shpesh sipas nxënësve ndodhë për shkak se këta nxënës njohin njerëz të fuqishëm.