Wednesday, October 24, 2012

Miliona besimtarë në Mekë (Video)

Miliona besimtarë kanë mbërritur në qytetin e shenjtë të Mekës për pelegrinazhin e përvitshëm të Haxhit, i cili nis sot. Autoritetet Saudite kanë paralajmëruar se do të ndalojnë çdo protestë të mundshme mbi konfliktin në Siri. Xhamia e madhe, vatra e besimit islamik, gëlon nga njerëzit e veshur me të bardha, ashtu siç e kërkon tradita.
Pikën kulmore të Haxhit e përbën ngjitja në malin Arafat, ditën e enjte. Krahas 1,6 milionë pelegrinëve nga mbarë bota, do të jenë edhe gati 750.000 besimtarë nga vetë Arabia Saudite. Forcat vendase të sigurisë kanë marrë masa për shmangien e ndonjë ikje të rrëmujshme apo incidentesh të tjera, siç ka ndodhur shpesh në të kaluarën, transmeton TCH.
Paniku që shpërtheu mes pelegrinëve 6 vjet më parë i kushtoi me jetë 364 personave. Autoritetet saudite ka muaj që përgatiten për këtë eveniment e kanë investuar më shumë se 220 milionë euro në infrastrukturë për ta bërë pelegrinazhin sa më të sigurt e komod.
Rrugëtimi drejt Mekës është një nga pesë shtyllat e islamit dhe çdo mysliman duhet ta ndërmarrë të paktën një herë në jetë.
E mërkura shënon ditën e parë zyrtare të pelegrinazhit që kulmon pastaj me festen e flijimit, Kurban Bajramin. /
 

No comments:

Post a Comment