Partia Demokratike e Kosovës bëhet gati për një përçarje në rradhët e saj. Përplasjet në opinion ka kohë që kanë filluar, por ende nuk ka ndodhur ajo që pritet, shkruan "Bota Sot", sipas së cilës nuk janë vetëm deputetët ata që do të fillojnë ta braktisin një nga një apo në grup PDK-në.
Sipas asaj që raporton e përditshmja kosovare, në Lëvizjen Vetëvendosje fillimisht këtë kalim do ta bëjë një këshilltare e PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
SHIK-u apo PDK me sukses ia arriti që ta ngufasë LDK-në, dhe në përkrahje me disa miq ndërkombëtar dhe me një dorë ndihme nga AAK-ja, ia dolën që ta krijojnë shpërthimin e madh, "bing bang-un" politik në Lëvizjen e krijuar nga figura historike Ibrahim Rugova.
Shpërthimi krijoi dy parti politike, LDK-në dhe LDD-në, ndërsa ai që nuk kishte pushtetin (LDD) me kohë do të rrëgjohej në një parti minore. Natyrisht edhe rrëgjimi apo tkurrja e saj drejt shuarjes ishte me skenarë, por të cilin e përmbushi mjaft mirë kreu i saj, akademik Nexhat Daci.
Por, duket skenari të ketë pasur edhe një ndikimin universal, ai po kthehet në një itinerar të pashmangshëm për vetë PDK-në. Përplasjet në opinion ka kohë që kanë filluar, por ende asgjë nuk kemi parë të shembet, sipas këtij 'oguri' të mbjellur nga vetë ata.
Nje teknike e re eshte zbuluar nga klubi i Borusias se Dortmundit para ndeshjes me Realin e Madridit, qe ndoshta ka ndikuar ne fitoren e tyre. Makineria “Footbonaut” është e ndërtuar në një rrjet 14m katror me 64 objektiva dhe lojtaret duhet te reagojne me shpejtesi te shenojne ne secilen nga ato. Per me teper ndiqni videon:
Dekada me radhë është ruajtur sekreti më i madh i ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Objekti sekret në malin Zlatar në afërsi të Konjicit në Bosnje, në rast të një sulmi bërthamor mund të strehonte 350 persona të udhëheqjes supreme ushtarake dhe politike, të cilët do të ishin në gjendje të jetonin gjashtë muaj këtu pa asnjë kontakt me botën e jashtme.
Mali Zlatar ka fshehur gjatë një sekret. Në një mjedis piktoresk, para 33 vitesh është ndërtuar një strehë atomike e quajtur D-0 ARK, që ishte komanda kryesore e Ushtrisë Popullore të ish Jugosllavisë.
Shtëpia maskuese
Për këtë, përveç punëtorëve të cilët janë zgjedhur me kujdes të madh dhe është dashur të nënshkruajnë marrëveshjen për heshtjen, kanë ditur vetëm katër komandant të shërbimit të lartë shtetëror.
Kur objekti shihet nga jashtë, duken vetëm tri shtëpi të zakonshme të rrethuara nga natyra. Megjithatë, këto shtëpi për më shumë se 50 vite kanë fshehur një objekt ushtarak, të tretin për nga rëndësia në ish RSFJ.
I pari ishte aeroporti Zeljava në Bihaç, ndërsa i dyti porti luftarak Lora në Split. Ndërtimi i këtij objekti ka zgjatur 26 vite (1953-1979) ndërsa kostoja e ndërtimit ishte jo më pak se 4.6 miliardë dollarë.
Bunkeri përbëhet nga tri pjesë, i pari nga të cilit është maskimi, pra pamja e jashtme. Edhe maskimi përbëhej nga tri pjesë, pra objekte, e që ishin rezidencat e monitorimit, objekti për sigurimin e Titos dhe ai për stafin për mbështetje teknike.
Në fund të një korridori hapen tri dyer të mëdha të trashësisë 1.2 metra, pas të cilave gjendet tuneli për strehim atomik. Është i gjatë jo më pak se 202 metra dhe i cili gjendet në thellësi prej 280 metra. Ndriçohet nga 6000 llamba neoni, ndërsa mund të durojë goditjen deri në 20 kilotonë.
Pjesa e fundit apo e tretë ndërtesës është e ndarë në 12 blloqe dhe ka formën e një patkoi. Aty janë sistemet mbrojtëse për mbrojtje nga zjarri, sistemi i mbrojtjes kundër sulmit bërthamor dhe klima që është e mbrojtur në mënyrë të veçantë.
Blloqet më të rëndësishme janë ai i gjashti ku ishte qendra e komunikimit, pastaj i teti ku ishte Tito, i dhjeti për naftë dhe i njëmbëdhjeti për ujë. Temperatura në bunker është midis 21 dhe 23 gradë, ndërsa lagështia e ajrit prej 60 në 70 për qind - pra, kushte ideale për jetën.
Në rast të ndonjë kërcënim bërthamor bunkeri ishte në gjendje të pranonte 350 persona nga kreu më i lartë politik dhe shtetëror i ish-RSFJ-së. Ata ishin në gjendje të qëndrojnë atje për gjashtë muaj, pa asnjë kontakt me botën e jashtme, sepse bunkeri përmbante gjithçka që ju nevojitej për një jetë normale.
Bunker mbulon një sipërfaqe prej 6854 metra katrorë, ka më shumë se 100 dhoma gjumi me shtretër të rehatshëm, dy dhoma të mëdha konferencash, pesë qendra operative me linja telefonike direkte me presidencat e republikave federative, si dhe televizion kabllor, dy kuzhina, pesë tualete të mëdha dhe spitali me një sallë operative.
Brenda ndërtesës kishte hapësirë për 21 sisteme të mirëmbajtjes. Aty ishin dy cisterna nafte me nga 50 tonë sasi, dy lloje të klimatizimit, pishina me 170 metra kub ujë, ujë të rrjedhshëm dhe teknika për bunarë natyrorë që gjendej në afërsi të malit.
Rezidenca e Titos në këtë objekt ishte i pajisur tamam për elitë. Ajo përbëhej nga pesë dhoma: dhoma për sekretaren dhe palët drejtohet tek kancelaria e Titos, që ishte e lidhur me dhomën e fjetjes, ndërsa pas saj futesh në dhomën e Zonjës së Parë të ish Jugosllavisë, Jovanka Broz, ndërsa e fundit është dhoma për pushim.
Pas objektit gjendet dalja në rast të rrezikut, që nuk është vizatuar në hartë. Ajo shpie në mal në lartësi 170 metra, prej ku mund të arrihet në nyjën e relejeve të malit Zlatar.
Për objektin tash kujdesen pesë ushtarë të Ministrisë së Mbrojtjes së Bosnjës dhe Hercegovinës. /Thesarii/
Miliona besimtarë kanë mbërritur në qytetin e shenjtë të Mekës për pelegrinazhin e përvitshëm të Haxhit, i cili nis sot. Autoritetet Saudite kanë paralajmëruar se do të ndalojnë çdo protestë të mundshme mbi konfliktin në Siri. Xhamia e madhe, vatra e besimit islamik, gëlon nga njerëzit e veshur me të bardha, ashtu siç e kërkon tradita.
Pikën kulmore të Haxhit e përbën ngjitja në malin Arafat, ditën e enjte. Krahas 1,6 milionë pelegrinëve nga mbarë bota, do të jenë edhe gati 750.000 besimtarë nga vetë Arabia Saudite. Forcat vendase të sigurisë kanë marrë masa për shmangien e ndonjë ikje të rrëmujshme apo incidentesh të tjera, siç ka ndodhur shpesh në të kaluarën, transmeton TCH.
Paniku që shpërtheu mes pelegrinëve 6 vjet më parë i kushtoi me jetë 364 personave. Autoritetet saudite ka muaj që përgatiten për këtë eveniment e kanë investuar më shumë se 220 milionë euro në infrastrukturë për ta bërë pelegrinazhin sa më të sigurt e komod.
Rrugëtimi drejt Mekës është një nga pesë shtyllat e islamit dhe çdo mysliman duhet ta ndërmarrë të paktën një herë në jetë.
E mërkura shënon ditën e parë zyrtare të pelegrinazhit që kulmon pastaj me festen e flijimit, Kurban Bajramin. /
Sipas një sondazhi të gazetës gjermane “Bild”, futbollistët kosovarë, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka janë më të votuarit ndër 51 futbollistët beqarë më të pashëm në Bundesligë. Dy yjet shqiptarë, ai i Bayern Munchenit, Shaqiri, dhe ai i Borussia Moenchengladbachut, Xhaka, po prijnë në listë me nga gjashtë për qind të votave duke u pozicionuar në pozitat dy dhe tre në mesin e 51 futbollistëve të 81 klubeve në Bundesligë. Megjithatë, sondazhit i prin Mario Gotze, sulmuesi i Borussia Dortmundit, që ka fituar 11 për qind të votave. Sipas votave nga lexuesit e gazetës gjermane, pas Shaqirit e Xhakas, vjen futbollisti i Bayern Munchenit, David Alaba, me pesë për qind dhe Lewys Holtby.
Basketbollisti i Dritës, Qëndrim Demi, është penduar që e rrahu gjyqtarin Xhavit Beqiri, gjatë ndeshjes të së dielës RTV 21 – Drita. Edhe skuadra i tij, Drita, ka kërkuar falje të hënën në mëngjes përmes një komunikate. Por këto nuk kanë mjaftuar.
Demi 20 vjeç, të hënën pasdite, është suspenduar përjetësisht nga çdo aktivitet që organizon Federata e Basketbollit e Kosovës, ndërkohë që klubi Drita është dënuar me mosdhënien e një pike që i takon çdo skuadre që humb ndeshjen.
Për shkak të sulmit të Demit mbi gjyqtarin, ndeshja është ndërprerë pak sekonda pa mbaruar çereku i dytë te rezultati 50:32 dhe kjo ka bërë që komisari i garave, Tajar Rifati, të regjistrojë ndeshjen me rezultat zyrtar 20:0 në favor të RTV 21.
Kontakti me Demin të hënën ishte i pamundur, por drejtori i KB Drita, Fazli Fazliu, vlerëson se dënimi është tepër i rëndë.
“Dënim më të rëndë nuk ka, vetëm nëse e mbysin”, ka thënë drejtori Fazliu. “Ne nuk themi se nuk ka bërë gjest josportiv, por një lojtarit të ri t’i jepet një këso dënimi, është tepër e rëndë. Qëndrimi e pranon gabimin dhe është penduar shumë”.
Sekretari i përgjithshëm i FBK-së, Nazmi Paçarada, ka mbrojtur dënimin për suspendimin e përjetshëm.
“Komenti është i tepërt për gjestin e tij, pasi gjyqtari është sulmuar dhe kjo dukuri nuk ka të bëjë asgjë me sportin. Mbi të gjitha, të tillët nuk e kanë vendin në basketbollin e Kosovës”, ka thënë ai (më gjerësisht sot në “Koha Ditore”).
The Chinese woman just celebrated her birthday, but she isn't on the official list
I wonder what a birthday cake would look like with 127 candles on it? I won't have to worry about extinguishing all those candles any time soon, but one woman may have.
Luo Meizhen, who lives in China's Guangxi province, reportedly celebrated her 127th birthday just days ago and if it's verified she'll be the oldest person who ever lived. However, that may be impossible because while she says she was born in 1885, birth certificates in the region only started to be kept after the 1949 Communist takeover. All she has is a faded copy of her identity card as shown in this video from 2011.
The record for the oldest known person is currently held by Jeanne Calment of France who died at 122 in 1997. However, according to the Gerontological Society of China, local records in the same country where Luo lives show a person who died in 1911 lived to 142 years of age.
The Daily Mail reports Luo lives with her only son, who she gave birth to at age 61. Where they live is known for longevity with 74 of the county's 238,000 residents being over the age of 100.
To celebrate, she had a party and ate a bowl of rice, two slices of pork, a piece of duck meat, chicken and two pieces of cake. If you get to 127, you definitely deserve two pieces of cake.
According to ChinAfrica, researchers say the reason people can live so long in this part of China is because they work from sunrise to sunset, climb mountains doing farm work, get adequate sleep, sleep in separate beds from their spouses and many soak their feet in hot water every night. People in the region eat mostly vegetables that grow naturally without pesticides, eat small amounts of meat and don't like fried food. Luo also likes soybeans and sow thistle, a bitter plant used in herbal medicine.
Researchers also credit fresh air and the lack of pollution in the region for the large number of centenarians. Luo has lived through war and famine and eats a diet influenced by scarcity over the years.
However, the region is becoming a tourist destination with people flocking to learn the secrets of a long life. These tourists may have an impact on the lifestyle of residents and conditions of the region.
The oldest Canadian to ever lived was Marie-Louise Meilleur who passed away at age 117 in 1998. Three Canadians made it to the top twenty of the list.
Luo may have some competition for her record in the coming decades because Besse Cooper of the U.S. just turned 116.
Video te plasuera per here te parë ne internet.Ju prezentojmë disa nga njerzit me te cuditshem kosovar.Keto prezentime behen duke i falenderuar gazetarit te mirnjohur Milot Hasimja nga Klan Kosova.Miloti ka arritur qe me emisionet e ti shumë interesante te perfiton shumë shikues te cilet me padurim presin programet e ti./abc-ks
Gare e Cmendur ne Autostrade me 360 km/ore mes nje Lamborgini dhee nje GTR >Kjo eshte nje nga videot me te bukura qe keni pare ndonjeher .Kjo video tregon forcen e vertet te super makinave te cilat arrijne shpejtesi marramendese brenda pak sekontash dhe gjithashtu te ndalojne shpejtesine po aq shpejt,Per me teper ju ftojme te ndiqni videon:
Shkollat e mesme të larta në Kosovë tashmë disa vjet e kanë bërë traditë vizitën një javëshe në Shqipëri.
Nxënësit pothuajse të të gjitha shkollave në vitin e fundit të studimit, përkatësisht maturantët në fillim apo në fund të vitit shkollorë mund ta shohin Shqipërinë edhe pse duhet të paguajnë shuma të konsiderueshme parash, dhe kjo ka bërë që jo të gjithë maturantët ta kenë këtë mundësi udhëtimi.
Por së bashku me tërë këtë kënaqësi jo rrallë kanë ndodhur edhe probleme të shumta.
Ditë më parë gjatë vizitës në Shqipëri të nxënësve të gjimnazit “Gjergj Kastrioti –Skënderbeu” të Drenasit ka ndodhur një aksident ku të lënduar kanë mbetur disa maturantë.
Nxënës të këtij gjimnazi kanë treguar për Indeksonline se “për shkak të konsumit të tepërt të alkoolit dhe cigareve” një grup nxënësish janë rrahur . Në gjithë këtë më së shumti i ka pësuar njëri prej nxënësve i cili ka përfunduar në spital në Shqipëri.
Por gjithnjë sipas tregimit të nxënësve, të cilët deshën të mbesin anonim, kur është informuar për këtë rast Policia e Shqipërisë, ka ushtruar dhunë brutale mbi maturantët kosovarë të cilët për shkak të alkoolit kishin rrahur shokun e tyre.
Drejtori i Gjimnazit Valdet Istogu, për Indeksonline ka thënë se kjo ka qenë “vetëm rrahje në mes adoleshentësh” por ai nuk e ka mohuar faktin që një nxënës ka përfunduar në spital.
E në Ministrinë e Arsimit nuk janë të informuar për këtë rast. Arbër Morina Këshilltar i Ministrit Ramë Buja i ka thënë Indeksonline se “Ministra nuk e ka marrë asnjë kërkesë zyrtare nga Drejtoria e Arsimit në këtë komunë” lidhur me këtë ngjarje.
Por pse nuk e ka Ministria e Arsimit një informacion të tillë kur është ajo që ka lejuar ekskursionet.
Morina arsyetohet me atë se “nëse këtë problem nuk mund ta menaxhojë së pari Drejtori i shkollës dhe pastaj Drejtoria Komunale e Arsimit atëherë intervenojmë ne”. Por Morina ka thënë se inspektorët e kësaj ministrie do të interesohen për rastin.
Ndërkohë në këtë shkollë thonë se njëri nga nxënësit i cili ka qenë edhe shkaktari kryesor i përleshjes është i njohur për probleme të tilla por se asnjëherë nuk është dënuar.
E me probleme të tilla përballen çdo ditë shkollat në vendin tonë ndërkohë dënimet për nxënësit “problematik” shpesh po harrohen dhe kjo shpesh sipas nxënësve ndodhë për shkak se këta nxënës njohin njerëz të fuqishëm.
Kjo eshte nje Design i ri i facebook nga Staffi i Facebook. Mendohet qe ky Design i ri do kete me shume persona te kenaqur nga Updatet e bera dhe eshte me i lehte ne perdorje ..Shume opsione te reja jane shtuar edhe sic mund te shifni ne foto inbox,Notification dhe Friend Requests jane zhvendosur ne nje menyre me te lehte per tu perdorur dhe per tu pare.
Dy vajza të një shkolle ekonomike rrahen në mes veti mirëpo pas pak minutave vjen drejtori i shkolles dhe nuk i len te rrahen për më shumë ndiqni videon
Ky vizualizim mund të duket pak i vrazhdë, ndonëse i vërtetë, për shkak të mënyrës në të cilën përshkruan tmerrin: diktatorë nga e tërë bota renditur sipas numrit të vrasjeve, ku një pikë ka peshën e një milion të vrarëve.
Sigurisht që fituesi është Mao, ndjekur nga Stalini dhe pastaj Hitleri.
Një grup prej dhjetë huliganësh serb janë rrahuar sot nga dhjetëra të rinj shqiptarë, në afërsi të Çarshisë së Vjetër të Shkupit, njofton gazeta Koha.
Serbët, tifozë të kombëtares serbe të futbollit, që sonte pritet të ndeshet me kombëtaren e Maqedonisë, në orët e mesditës së martë ishin nisur drejt Çarshisë me qëllim që të provokojnë shqiptarët, ndërkohë që rrugës për në këtë pjesë, kishin filluar të bërtasin fyerje antishqiptare dhe anti-Kosovë. Me këtë rast, të revoltuar nga provokimi, dhjetëra të rinj shqiptarë dhe kalimtarë të rastit, kishin filluar të godasin serbët, të cilët pasi kanë marrë goditje të shumta, kanë ikur në drejtim të sheshit të Shkupit.
Parashutisti dhe sportisti ekstrem, Felix Baumgartner (43) është hedhur nga stratosfera, saktësisht nga 39 mijë e 68 metra, edhe pse ishte planifikuar që ai të hidhet nga 36.576 metra.
I janë dashur rreth disa minuta që të përgatitet psikikisht derisa ka qëndruar në derën e kapsulës, ku më pas është hedhur në ambis.
Ai e ka shpërthyer murin e zërit vetëm pas 32 sekondave, derisa shpejtësinë më të madhe e ka arritur 1173 kilometra në orë. E tërë hedhja ka zgjatur rreth 10 minuta.
Spektakli “Thailand’s Got Talent” ka shkaktuar zemërim për shkak se një nga konkurrentet hoqi rrobat në skenë dhe nisi të pikturojë duke përdorur gjoksin. Qeveria ka reaguar duke thënë se është shokuese një skenë e tillë. Ministri i Kulturës tha se nuditeti në ekran nuk është i përshtatshëm për shoqërinë tajlandeze. Ai kërkoi shpjegim nga televizioni pse lejoi transmetimin e kësaj skene live. 23 vjeçarja Duangjai Jansaunoi u shfaq përpara jurisë me xhinse dhe një këmishë. Ajo tha se ishte një artiste e pavarur nga Tajlanda e veriut. Më pas hoqi këmishën dhe nisi të pikturojë me gjoks. Paneli i jurisë, i përbërë nga dy meshkuj dhe një femër, vendosi që ajo të kalojë në raundin tjetër. Anëtarja e jurisë femër tha se i pëlqen ajo që bëri, por kjo nuk ishte e përshtatshme për shoqërinë. Kurse dy meshkujt në juri votuan pro dhe e kaluan atë në raundin tjetër me arsyetimin se kjo është një formë arti që do quhej normale në Europën perëndimore.
Ardit Gjebrea ka marrë iniciativën për të përshkruar në detaje mënyrën se si këngëtarët tanë bëhen të famshëm përmes klikimeve false të cilat i blejnë nga kompani të ndryshme që bashkëpunojnë me kanalin e videove YouTube.
Gjatë javës së kaluar në promovimin e këngëve të festivalit “Kënga Magjike” te programi “E diela shqiptare”. Arditi ka treguar se manipulohet me klikimet në faqen e shpërndarjes së videove, prandaj sa hap e mbyll sytë brenda një nate lindin yje të muzikës me shumë klikime, saqë të mbushet mendja se vërtet arrihet një gjë e tillë.
Ndërkaq, gazeta Panorama është përpjekur të pasqyrojë edhe një tjetër realitet – atë të fansave falsë në Facebook.
“Po ku arrihet të kuptohet se shumë artistë shqiptarë kanë fansa falsë në Facebook? Nuk është vetëm te shqiptarët, por edhe te të huajt. Në momentin që drejtuesit e Facebook kishin vendosur të fshinin shumë profile dhe ‘like’, të cilat nuk përdoreshin nga përdoruesit, ne kemi ndjekur me vëmendje se si te këngëtaret e njohura Beyonce, Lady Gaga dhe Rihanna, binte dhe numri i fansave. E njëjta gjë po ndodh edhe me këngëtaret tona, por menaxhimi i Facebookut ende nuk ka filluar të fshijë profile dhe ‘like’ me emrat shqip, gjë që do të sillte dukshëm rënien e numrit të fansave te këngëtarët shqiptarë”.
“Për të vërtetuar se ata nuk janë fansa realë, ne kemi marrë imazhe të cilat i kemi realizuar pikërisht nga faqet zyrtare të këngëtarëve. Genta Ismajli, e cila po mban rekord për nga numri i fansave te shqiptarët dhe i ka kaluar mbi 400.000 në Facebook, tregon se për të diskutojnë jo më shumë se 4.000 veta, gjë që është e pamundur në gjithë atë shifër të madhe që ka grumbulluar këngëtarja e njohur”.
“Çiljeta Xhilaga me 70.000 fansa dhe 300 diskutues, Elvana Gjata me 36.000 fansa e 1.500 diskutues, Nora Istrefi me 17.000 fansa e 1.000 diskutues, Zanfina Ismaili me 215.000 fansa e 3.000 diskutues. Interesante në këtë lojë është faqja e fansave të Zajmina Vasjarit, e cila përdoret vetëm për reklama. Përdoruesit po keqpërdorin imazhin dhe emrin e këngëtares për reklamime dhe marketing, ndërsa faqja ka arritur të mbledhë 368.000 fansa dhe 50.000 diskutues”, kështu shkruan gazeta Panorama. /Telegrafi/
Këngëtarja ekstravagante Genta Ismajli, e cila pëlqehet nga publiku shqiptar, jo vetëm për muzikën e saj por edhe për performancat trupore, së fundmi ka ndryshuar ngjyrën e flokëve nga një vajzë brune, është shndërruar në bionde. Në ditët në vijim priten edhe komentet e adhuruesve të saj, nëse do t’iu pëlqej apo jo ndryshimi i bërë nga këngëtarja.
Bota sot mund të humbë një person të famshëm. Kështu së paku është “frika” pas shënimit të një goli nga futbollisti i Arsenalit, Aaron Ramsey.
Sa herë që Ramsey shënon gol, dikush i famshëm në botë vdes. Kështu ishte në herët e kaluara ndërsa mbetet të shihet sot se a do ta përcjell atë ky “fat i keq” edhe sot.
Atëherë kur Ramsey shënoi gol, vdiq Bin Ladeni, Steve Jobsi, Gadaffi, Whitney Houstoni, ndërsa mbetet të shihet se a do të ketë më viktima nga goli i Ramseyt.
Ai është një spektakël ku konkurruesit ngarkohen me emocione të jashtëzakonshme.Por reagimi i Rylan Clark është ndoshta më dramatiku në historinë e X Factor në Britani.Anglezi 23 vjeçar mësoi se kishte kaluar nëfinalet live dhe nuk e përmbajti emocionin, por shpërtheu në lot.Ai e mori lajmin nga gjykatësja e këtij spektakli, Nicole Scherzinger.Disa thonë se është i tepruar ky reagim për një 23 vjeçar. Të tjerë shtojnë se e ka bërë për reklamë.Lotët e tij megjithatë duken të vërtetë.