Gjatë javës së kaluar në promovimin e këngëve të festivalit “Kënga Magjike” te programi “E diela shqiptare”. Arditi ka treguar se manipulohet me klikimet në faqen e shpërndarjes së videove, prandaj sa hap e mbyll sytë brenda një nate lindin yje të muzikës me shumë klikime, saqë të mbushet mendja se vërtet arrihet një gjë e tillë.
Ndërkaq, gazeta Panorama është përpjekur të pasqyrojë edhe një tjetër realitet – atë të fansave falsë në Facebook.
“Po ku arrihet të kuptohet se shumë artistë shqiptarë kanë fansa falsë në Facebook? Nuk është vetëm te shqiptarët, por edhe te të huajt. Në momentin që drejtuesit e Facebook kishin vendosur të fshinin shumë profile dhe ‘like’, të cilat nuk përdoreshin nga përdoruesit, ne kemi ndjekur me vëmendje se si te këngëtaret e njohura Beyonce, Lady Gaga dhe Rihanna, binte dhe numri i fansave. E njëjta gjë po ndodh edhe me këngëtaret tona, por menaxhimi i Facebookut ende nuk ka filluar të fshijë profile dhe ‘like’ me emrat shqip, gjë që do të sillte dukshëm rënien e numrit të fansave te këngëtarët shqiptarë”.
“Për të vërtetuar se ata nuk janë fansa realë, ne kemi marrë imazhe të cilat i kemi realizuar pikërisht nga faqet zyrtare të këngëtarëve. Genta Ismajli, e cila po mban rekord për nga numri i fansave te shqiptarët dhe i ka kaluar mbi 400.000 në Facebook, tregon se për të diskutojnë jo më shumë se 4.000 veta, gjë që është e pamundur në gjithë atë shifër të madhe që ka grumbulluar këngëtarja e njohur”.
“Çiljeta Xhilaga me 70.000 fansa dhe 300 diskutues, Elvana Gjata me 36.000 fansa e 1.500 diskutues, Nora Istrefi me 17.000 fansa e 1.000 diskutues, Zanfina Ismaili me 215.000 fansa e 3.000 diskutues. Interesante në këtë lojë është faqja e fansave të Zajmina Vasjarit, e cila përdoret vetëm për reklama. Përdoruesit po keqpërdorin imazhin dhe emrin e këngëtares për reklamime dhe marketing, ndërsa faqja ka arritur të mbledhë 368.000 fansa dhe 50.000 diskutues”, kështu shkruan gazeta Panorama. /Telegrafi/
No comments:
Post a Comment