Thursday, October 18, 2012

Vetëvendosje dënohet me 30 mijë euro


Vetëvendosje dënohet me 30 mijë euro
Gjykata për Kundërvajtje në Prishtinë i dënoi 66 të arrestuarit e djeshëm të cilët po protestonin kundër privatizimit të distribucionit të KEK-ut.
Secili u dënua me nga 450 euro ose 30 ditë burg nëse gjoba nuk paguhet. Gjoba në total kap shifrën 29 mijë e 700 euro.
Të arrestuarit ishin aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje. Zyrtarët e VV-së kanë deklaruar se nuk e kanë ndërmend t’i paguajnë ato gjoba.

No comments:

Post a Comment