Sunday, September 30, 2012

Shumica Estrades qe livdohen per ato views qe i kan ,po qe e verteta...


Saturday, September 29, 2012

Si reagon një arab i vjetër në kontakt me teknologjitë e reja (VIDEO)


Si reagon një arab i vjetër në kontakt me teknologjitë e reja (VIDEO)

Një arab i vjetër njoftohet me teknologjinë. I vjen interesant që edhe ta shoh veten edhe të këndojë edhe ta dëgjojë zërin e tij. Shikoni videon

Thursday, September 27, 2012

Super ofertë! Jep 65.000.000 $ për këdo që martohet me vajzën e tij!

Hong Kong, një super miliarder ofron shpërblim 65 milionë dollarë për atë njeri i cili do ia arrij të martohet me vjazën e tij.
Nëse jeni të gatshëm, kujdes!
Misioni është shumë i “rrezikshëm”!
Këkron dhëndër për të bijon e tij, citon alb-observer.com dhe ofron plotë 65 milionë dollarë, si dhuratë për dasmë.
Bëhet fjalë për super miliarderin Cecil Chao-Sze Tsung, i cili ofron parat për atë mashkull, i cili ia arrin të mallëngjej të bijën tij lesbike, deri në atë pika sa ajo të martohet me të…
Cecil Chao-Sze Tsung, bëri të ditur ofertën e tij në Hong Kong pas disa publikimeve të shtypit të cilat pohonin se 33-vjeçarja, vajza e tij Gigi Chao, e diplomuar në Universitetin e Mançesterit, ishte martuar me partneren e saj në Francë.
“Nuk më intereson nëse është apo jo i pasur. Rëndësi ka të jetë zemër mirë”, deklaroi Chao-Sze Tsung, duke i karakterizuar “gënjeshtra” publikimet në shtyp, që cilat referojnë se vajza e tij u martua me femër!
Biznesmeni i famshëm, citon alb-observer.com, bëri këtë ofertë të pa imagjinueshme ngaqë dëshiron të ndihmojë partnerin e ardhshëm të vajzës së tij, si dhe në çeljen e një biznesi të fuqishëm, referon Bussniess Insider. I ati i ati i 33-vjeçares theksoi gjithashtu se shuma e shpërblimit ishte “një ambicie për të joshur dikë, i cili mund të disponojë këtë talent, por jo kapitelin për të filluar një super biznes”.
“Gigi është një grua shumë e mirë, me talent dhe e pashme. Është bujare dhe kryen punë vullnetare”, shtoi super bosi.
Megjithatë, i pyetur nga Post China Morning, Chao refuzoi se do të detyronte vajzën tij të martohej me një burrë pa dëshi8rën e saj


Tuesday, September 25, 2012

Ja 16-Vjeçarja Që Me Performancën E Saj, Ka Bërë Të Përlotet Nicole Scherzinger (VIDEO)

Ne episodin e kaluar të versionit britanik të ‘X Factor’, njëra nga pjesëmarrëset është dalluar shumë nga konkurrentët tjerë.
16-vjeçarja Ella Henderson e ka fascinuar aq shumë jurinë saqë e ka shtyrë të qajë njërën nga anëtaret, këngëtaren Nicole Scherzinger.
Ella e këndoi këngën e Cher, “Believe”, në stilin e vet nën tingujt e pianos, ndërsa ish-ylli i “Pussycat Dolls” nuk i mbajti lotët.


Rita lanson ‘trailerin’ e klipit “Shine Ya Light”

Superylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar trailerin e videoklipit që e ka xhiruar në Kosovë, “Shine Ya Light”.
Rita, e cila qëndroi gjatë shtatorit në Prishtinë, ka xhiruar gjithë videoklipin e këngës “Shine Ya Light” në disa vende në kryeqytet, ashtu siç mund të shihet dhe në videon më poshtë.
Ende nuk dihet se kur do të lansohet videoklipi i plotë, por sigurisht se do të jetë promovimi më i mirë për vendin tonë që është bërë ndonjëherë si nga institucionet shtetërore, ashtu dhe nga artistët e fytyrat tjera prominente.
“Shine Ya Light” është këngë që i takon albumit të ri të Rita Orës të titulluar “O.R.A” e që pritet të dominojë skenën e muzikës botërore gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/  

Bashkohen në Amerikë


Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga shumica e njerëzve vlerësohen si vend që ofron mundësi të mëdha për suksese ndërkombëtare dhe realizim ëndrrash.
Këtë mendim duket se e ndajnë edhe disa artistë shqiptar, që gjatë javës së kaluar kanë udhëtuar përtej oqeanit.
Derisa Afërdita Dreshaj e Anxhela Martini janë bërë bashkë për disa aktivitete të modelimit që po realizojne atje, akoma nuk dihet arsyeja e qëndrimit të dy emrave tjerë, të njohur mes shqiptarëve.
Gjate javës së kaluar, nga Kosova drejt Nju Jorkut ka udhëtuar Dafina Zeqiri, ndërsa nga Gjermania atje ka shkuar edhe Blerim Destani.
Rrjetet sociale të këngëtares Zeqiri janë vërshuar me fotografi nga qëndrimi në Amerikë, ku ajo shihet duke u argëtuar në praninë e aktorit nga Tetova.
Udhëtimi paraprak i Dafinës drejt SHBA-ve kishte për qëllim realizimin e videoklipit “Tonight”, ndërsa këtë herë, këngëtarja duket se ka udhëtuar më shumë për kënaqësinë e saj, jo aq sa për punë.

Sunday, September 23, 2012

Martohen Dy Binjakë Me… Dy Binjake!




Dy histori dashurie u kurorëzuan me martesë. Në fakt, janë histori paksa të çuditshme, pasi dy binjake u dashuruan me dy binjakë dhe u martuan në të njëjtën ditë.
Një ceremoni e bukur u organizua në Fujang Jungu të Kinës lindore ku kishte shumë të ftuar.
Dy motrat binjake u martuan me dy vëllezër binjakë. Ata u njohën mes të afërmve dhe u dashuruan me shikim të parë. Në ceremoninë e dasmës, gjithçka u bë e dyfishtë, edhe prerja e tortës.
Tashmë do të presim të shohim nëse edhe fëmijët që do lindin, do të jenë binjakë!

(VIDEO) DASMA ARABE QE PO LE GOJEHAPUR NJE BOTE TE TERE!

Saturday, September 22, 2012

Nëse nuk gjen dot shtëpi, do të blejë gjithë Hotelin


Vërtet jemi në kohë krize, por ja që kriza nuk i ka prekur të gjithë, e aq më tepër asin e futbollit, Zlatan Ibramovic. Ai tashmë është pjesë e PSG dhe është shpërngulur në Paris. Por futbollisti suedez vështirësohet për të gjetur një shtëpi për së mbari, ndaj nëse do ta shohë keq, do të blejë hotelin ku banon përkohësisht.

Kështu shkruan gjermania “Bild”, duke theksuar se momentalisht super ylli i PSG banon në një hotel superluksoz të shekullit të 19-të, ku çdo natë i kushton (vetëm) 3 mijë euro.
Ibra kishte deklaruar për “Equipe” se “kërkoj për një apartament, por nuk gjej diçka. Nëse nuk do t’ia dal mbanë, do të blej hotelin”

Noizy: “Do ta hedh videon qe Varrosi… Dafina Zeqirin”

“Ju zoçkat e Kosoves beni mire ta mbyllni gojen, ndryshe do ta hedh videon kur ju kam rrahur dhe videon qe Varrosi… Dafina Zeqirin”.


Ky ishte mesazhi qe reperi i njohur nga Shqiperia e ka lene ne profilin e tij ne Facebook, duke e kercenuar keshtu reperin tjeter te njohur kosovar, Getoar Selimi. Dite me pare, Getoari kishte shperndare sipas Noizyt disa lajme jo te mira, siç ndodh rendom ndermjet dy repereve.
Ne baze te ketij profili, zerat se Noizy do te takohet dhe do te pajtohet me anetaret e Baba Stars bien poshte, pasi zenkat e tyre fatkeqesisht kane leshuar rrenje thelle.
Ndersa per emrin e reperit Varrosi, ai eshte pjese e OTR, grupit te Noizyt dhe ka lindur ne Burrel, por jeton ne Londer, dhe si duket paska pasur nje takim me Dafina Zeqirin.

Njihuni me gjarprin më të madh në botë


Ajo peshon mbi 135 kilogram, është e gjatë 7.6 metër dhe duhen plot 15 njerëz për ta mbajtur.
Meduza ka hyrë në librin e rekordeve Gines si gjarpri më i madh në botë, që nuk jeton në gjendje të lirë.
Pitoni gjigand jeton në një shtëpi në Kansas, të quajtur Edge of Hell, dhe që është një atraksion për turistët pasi njihet edhe si shtëpia e fantazmave.
Njëherë në javë ha diçka që peshon 18 kilogram, por mund të gëlltisë me lehtësi edhe diçka që peshon 45 kilogram.
Receta e saj është një kombinim mes lepujve, derrave dhe drerëve.
Larry Edgar, që kujdeset për të, thotë se ajo ka ardhur këtu kur ishte fare e vogël dhe sapo kishte lindur.
Tani është tetë vjeç dhe është një gjigand i vërtetë, edhe pse Edgar thotë se nuk ka frikë nga ajo.
“Makina që ju ngisni ka vrarë më shumë njerëz se gjithçka tjetër. Por natyrisht ju nuk keni frikë kur i fusni çelësat dhe e ndizni,” thotë ai.

Ja çfare ndodh nese e hedh ne toke “iPhone 5” (video)


Një grup të rinjsh kanë testuar rezistencën e iPhone-it të ri, duke e hedhur nga disa lartësi, për të provuar sesa duron vërtet celulari. Rezultati është i mirë, por zgjidhja më e sigurtë është të bëhet gjithmonë kujdes. Se ç’ka ndodhur si përfundim gjatë testimit të teknologjisë së fundit të kompanisë “Apple”, mund të ndiqni videon e meposhtme. 

Friday, September 21, 2012

Vajza e Sulltanit të Bruneit, një dasmë përallore – FOTO


Ai konsiderohet si një prej njerëzve më të pasur në botë. Mjafton të përmendet vetëm fakti që pallati i vet ka plot 1700 dhoma. Bëhet fjalë për Sulltanin e Bruneit, që gjatë ditës së sotme marton vajzën e tij 32-vjeçare, me një ceremoni përrallore. Princesha Hajah Hafizah Sururul Bolkiah është fëmija e pestë e Sulltanit dhe martohet me 29-vjeçarin Pengiran Haji Muhammad Ruzaini. Të dy ata punojnë në qeveri. Fillimisht ata kanë shkëmbyer betimet në pallatin spektakolare të Sulltanit, ndërsa më pas do të kryejnë edhe ritet e dasmës.

Princess Hafizah Sururul Bolkiah was a vision in lilac at the ceremony ahead of her weddingPengiran Haji Muhammad Ruzaini looked very dapper in pink
Sultan Haji Hassanal Bolkiah, right, and Queen Raja Isteri Pengiran Anak Hajah Saleha at the pre-wedding ceremony yesterday
Sultan Haji Hassanal Bolkiah led a ceremony ahead of today's wedding, where daughter Princess Hafizah Sururul Bolkiah was dressed in lavish silks and prepared for today's service
The guest list for the wedding was not released ahead of the day, but many international royals and dignitaries were preparing to attend, including Prime Minister Najib Razak, the Prime Minister of neighbouring Malaysia
The opulent Throne Hall of Istana Nurul Iman palace played host to the service yesterday
The daughter of the sultan of Brunei, one of the world's wealthiest men, is set to wed this weekend in a dazzling ceremony at the monarch's 1,700-room palace
The young boys looked dashing in their handmade silk outfits as they accompanied their fathers at the ceremony
Sultan Haji Hassanal Bolkiah, right, and Queen Raja Isteri Pengiran Anak Hajah Saleha have 12 children Sultan Haji Hassanal Bolkiah
Traditional: Brunei's Queen Raja Isteri Pengiran Anak Hajah Saleha applies ceremonial paste to Princess Hafizah Sururul Bolkiah's hands during the week-long wedding festivities
Father of the bride: Brunei's Sultan Hassanal Bolkiah applies ceremonial paste to Princess Hafizah Sururul Bolkiah in the first of his children's weddings since 2007

Thursday, September 20, 2012

Reklama e re e Samsung kundër iPhone 5 (Video)


Në vendin tonë, kemi pritur në radhë për qumësht e kemi pritur për bukë. Mirëpo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shumë njerëz presin në radhë kur një iPhone i ri del në shitje.
Samsung ka publikuar një reklamë që ka në shënjestër pikërisht ata që planifikojnë të presin në radhë për të blerë iPhone 5. Shikojeni vetë:

Zhduket 17 vjeçarja Monika Berisha

















Monika Berisha, 17 vjeçare nga Zara, është zhdukur para 9 ditëve dhe nuk ka asnjë gjurmë se ku mund të ndodhet ajo, informon agjencia e lajmeve INA.
Policia në Zarë në bashkëpunim me policinë në Zagreb përpiqen ta gjejnë 17 vjeçaren Monika Berisha, zhdukjen e së cilës e ka paraqitur e ëma, ditën e shtunë më 9 shtator. E ëma e saj pohon se ajo edhe më parë është larguar nga shtëpia, por pas dy tre ditëve përsëri është kthyer.
Zhdukja e 17 vjeçares Monika Berisha është paraqitur që para 9 ditëve, saktësisht më 9 shtator, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë gjurmë. E ëma e saj, pohon se disa ditë para zhdukjes, Monika ka biseduar me të ëmën për të shkuar në Zagreb tek një moshatare dhe shoqe e saj. Sipas sajë, ajo është dashtë atje të qëndrojë vetëm gjatë vikendit.
Mirëpo, vajza ka shkuar tek shoqja e sajë, ndërsa nuk është kthyer në shtëpi. E ëma ka deklaruar se ajo edhe më parë është larguar nga shtëpia, por pas dy tre ditëve zakonisht është kthyer sërish në shtëpi.
Telefoni i sajë celular, nga dita e shtunë është shkyçur dhe nuka ka qasje-shkruan gazeta “Zadarski List”. Luten të gjithë që kanë ndonjë informacion për këtë vajzë, të njoftojnë stacionin më të afërm të policisë, ose në emailin për personat e zhdukur :

Tuesday, September 18, 2012

Letër e hapur e Granit Xhakës


Të nderuar shqipetarë dhe Tifozë Kuq e Zi!
Marr shkas për t’ju drejtuar te gjithë sportdashësve anembanë trojeve shqiptare me këtë letër të hapur, pasi para dhe pas ndeshjes së fundit, që për fat të keq isha kundërshtar me skuadrën e kombit tim, është hapur një luftë e paprecedent kundër personit tim dhe bashkëlojtarëve të mi nga disa media të veçuara sportive dhe opinioniste, por më shumë nga vetë Z. Armando Duka , që është edhe fajtori për humbjen e shumë talenteve kuq e zi.
Për këtë arsye mendova t’ju drejtohem me një letër të hapur të gjithëve ju, të cilët nuk e njihni të vërtetën dhe historinë time.
Që kur kam vendosur të luaj futboll për mua ka patur vetëm një ëndërr dhe ideal: “përfaqësimi i ngjyrave të kombit tim”, do të ishte dhe është ndër dhe krenari për mua, ashtu si për cdokënd besoj, të luaja krah bashkatdhetarëve të mi e për më tepër për ATDHEUN tim, por mungesa e kontaktit dhe e kerkesës e më pas refuzimi i vazhdueshëm nga FSHF (pa c’ka përpjekjeve të panumërta të miat dhe familjes sime për të veshur fanellen kuq e zi), më shtynë drejt skuadres kombëtare të Zvicrës kërkesat e sëcilës si për ironi nuk rreshtinin.
Më duhet të theksoj dhe t’ja bëj të ditur gjithkujt, e mbi të gjithëve juve tifoza kuqezi, të cilët jeni më besnikët e kombëtares Shqipëtare, se unë dhe familja ime kemi dashur gjithmonë vetëm kombëtaren tonë, KOMBËTAREN KUQ E ZI. Kemi qënë, Jemi dhe Do të Jemi përjetësisht krenarë mbi prejardhjen tonë, e unë do të vazhdoj të lartësoj emrin tim gjithmonë në funksion të ATDHEUT tim.
Kam dalë përherë ballhapur dhe krenarë duke deklaruar prejardhjen time dhe do të vazhdoj ta bëj deri në fund të jetës.
Shqipëria ka talente të mëdha kudo nëpër botë, dhe unë uroj me gjithë zemër që me ta mos të ndodhi ajo që ndodhi me mua, që në një kohë kur unë kërkohesha urgjent nga Federata Zviceriane, federata ime, e vendit tim, më sprovonte duke më vënë përballë pengesave tërësisht të panevojshme e mbi të gjitha dashakeqe. I vendosur përballë refuzimit të vet dhe vetëm FSHF (as FIFA nuk ka qënë pengesë që unë të vishesha kuq e zi) dhe presionit për të marrë një vendim, mu desh të vendosesha në radhët e kombëtares ku jam rritur dhe formuar, e megjithatë ju garantoj se në cdo ndeshje kam festuar kuq e zi dhe kam mbajtur krenar simbolet kombëtare.
Mbare pupulli shqipetar duhet te dije se uen Granit Xhaka, sicç disa me akuzojne tradhetar jam biri i nje te burgosuri politik i cili vuajti neper burgjet e serbise vetem e vetem te behet shqiperija etnike dhe sju tremb as burgut e as lufes , kur ishta fjlaa per Shqiperine.Jam lindur, jam rritur e jam edukuar nga prinderit e mij me frymen e patriotizmit dhe me atdhedashurine per kombin shqipetar. Me kane mesuar se si te respektoj kombin tim, gjakun tim atdheun tim dhe une jam krenar qe jam Shqiptar qe e kam thene e them dhe kudo qe do jem do ta them me krenari
Garantoj që do jem një ambasador i popullit shqiptar kudo në botë dhe do të mbroj të drejtat e popullit tim në cdo moment.
Nuk më duket aspak e arsyeshme që këto ditë disa media te shkruara sportive kanë hedhur baltë mbi emrin tim. Nëse disa individe të caktuar kanë mision përçarjen dhe largimin nga zemra ime kombin kuq e zi, kjo s’ka për të ndodhur kurrë dhe asnjë s’do t’ja arrijë që mua të më përdorë për të futur përcarjen.
Kudo ku kam qënë dhe kudo ku do jem do të mbaj krenar flamurin kuq e zi dhe atë të Kosovës. Në prezantimin tim në Gjermani ku duhej të këndoja një këngë këndova hymnin e kombëtares kuq e zi.
Nuk dua që interesa personale të individeve të caktuar të njollosin kombëtaren dhe për më keq të fusin përçarjen apo ta ushqejnë atë. Unë personalisht do të angazhohem që një fenomen i tille të mos ekzistojë kurre më në kampin kuqezi.
Ne jemi një KOMB, kemi një FLAMUR dhe unë Granit Xhaka garantoj cdo shqiptar se do mbaj lart emrin SHQIPËRI (ALBANIA) dhe do jem një, mbështetje për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.
Me nderime dhe respkete për të gjithë, nga Granit Xhaka dhe familja!

I pastrehu lë pa frymë Rita Orën – (VIDEO)



Se X factor sjell emocione të forta ju mund të vertetoni në këtë video.
Një super talent paraqitet në konkurim dhe lë pa fjalë jurinë duke përfshirë edhe këngtaren shqiptare Rita Ora.

Ai kur pyetet nga juria se ku jeton? përgjigjet gjithkund, dhe më pas i tregon se është një i pastreh i cili jeton në rrugë.

Por ajo nuk i ka penguar të këndoj dhe ti tregojë botës se edhe në rrugë ka vlera të pa zbuluara 

Friday, September 14, 2012

Gruaja në derë, dashnorja në dritare (Video)



Puna e gruarëve nuk është e lehtë! Zakonisht janë meshkujt ata që kërcejnë nga dritaret, kur burri i dashnores kthehet në shtëpi.
Por, këtë herë befasoi gruaja, kështu që ishte dashnorja ajo që u detyra të dal jo nga dera – por dritarja.
Për fat të mirë, dashnori jetonte në katin e parë, kështu që nuk kishte dhembje të mëdha kur rrethoja thyhet e dashnorja bie në tokë. Apo ndoshta këtë e di më mirë ajo që ra!

Rrahjet me te tmerrshme qe kan ndodhur ne Transmetime LIVE VIDEO


Rrahjet me te tmerrshme qe kan ndodhur ne Transmetime LIVE VIDEO

Thursday, September 13, 2012

Xherdan Shaqiri futet ne dhomat e cveshjes i perlotur (VIDEO)


Xherdan, how he felt when scored a goal in the Albanian port? I’ve enjoyed it a goal, and I did not celebrate. I had planned before the match, that if I could I marked, I will not celebrate the goal. Certainly with myself I felt good, because I should match it engaged a team to represent … But fate wanted my opponents were my compatriots, so respect not festova. I have heard comments? Have called a traitor … I have seen newspaper comments and have not liked. Newspapers have spoken prematurely. They have called us traitors me and my friends do not know the reality.

Wednesday, September 12, 2012

iphone 5 from Official website



Cristian Gog - Romanii au Talent finala sezonul 2 2012 ( VIDEO )



Një djalë pjesëmarrës në programin talent show organizuar në Rumani, ndalon zemrën për të fituar spektaklin.
31 vjeçari Cristian Gog, ka dalë në skenë dhe ka thënë se do të rrezikonte jetën e tij, por për këtë veprim i duhej dhe ndihma e një doktori.  Unë do të sfidoj vdekjen në ajër ka thënë ai dhe ia ka arritur, jo vetëm të realizojë sfidën e tij por edhe të jetë fitusi i Romania Got Talent.




Monday, September 10, 2012

12 futbollistë nga Kosova në ndeshjen Zvicër - Shqipëri

Zvicra dhe Shqipëria po garojnë për të fituar biletën për kampionatin botëror ‘Brazili 2014’, ndërkaq në përballjen e tyre direkte, e cila zhvillohet nesër mbrëma në Luzern, do të zbresin në fushë 12 futbollistë nga Kosova.
Federata e Futbollit të Kosovës po orvatet në vazhdimësi për t’u inkuadruar në FIFA, për të fituar të drejtën e garimit në arenën ndërkombëtare. 

Por e rëndësishme është se futbollistët shqiptar nga Kosova me prezencën e tyre po lënë gjurmë në futbollin botëror. 

12 futbollistët pritet të paraqitën në derbin e xhiros së dytë të Grupit E, edhe pse të ndrag në dy përfaqësuese. 

Derisa Xherdan Shaqiri me shok garon për Zvicrën, kapiteni i kombëtares kuqezi është një futbollistët tjetër nga Kosova, Lorik Cana.

Gruaja më e pasur në botë





Gruaja më e pasur e botës jeton në Australi. Të paktën kjo thuhet në të lokalen “Business review weekly”. Ajo quhet Georgina Rinehart, është 54 vjeçe dhe duket se pasuria e saj prej 19 miliardë dollarësh vazhdon të rritet me rreth 1 milion e gjysmë euro në ditë.
Pasuria e Georginës filloi me trashëgiminë që i la babai i saj, i cili vdiq në vitin 1992.

Georgina që prej atëherë është marrë vetëm me biznes dhe ka arritur që ta rrisë pasurinë në 386 herë që prej vitit 1992.

Aftësia e saj më e madhe ka qenë se ajo ka ditur të bëjë investimet e duhura duke i rritur vlerën kompanisë të saj minerare të lënë nga babai në një gjendje pothuajse të falimentuar.
Me fitimet e saj ajo ka kaluar Christy Walton, pronaren më të madhe të supermarketeve amerikane Wal-Mart duke e zbritur atë në vendin e dytë të klasifikimit të grave më të fuqishme ekonomikisht.

Memli Krasniqi u emocionu para Rita Ora-s



Memli Krasniqi u emocionu para Rita Ora-s

Sunday, September 9, 2012

Rita shpërthen në vaj (video)


Rita pasi ka hipë mbi obelisk disa herë ka tërhequr vërejtjen duke thënë se mos “ta bëjnë për të qarë sepse ka një klip për ta xhiruar”. Por, këngëtarja nuk ka mundur të durojë pa shpërthyer në vaj. Megjithatë, Rita ndoshta edhe pa lejen e menaxhmentit të saj, ka kënduar edhe të obelisku por edhe në klubin “Zone Club” në Prishtinë, vetëm për hir të adhuruesve të saj.