
Ai konsiderohet si një prej njerëzve më të pasur në botë. Mjafton të përmendet vetëm fakti që pallati i vet ka plot 1700 dhoma. Bëhet fjalë për Sulltanin e Bruneit, që gjatë ditës së sotme marton vajzën e tij 32-vjeçare, me një ceremoni përrallore. Princesha Hajah Hafizah Sururul Bolkiah është fëmija e pestë e Sulltanit dhe martohet me 29-vjeçarin Pengiran Haji Muhammad Ruzaini. Të dy ata punojnë në qeveri. Fillimisht ata kanë shkëmbyer betimet në pallatin spektakolare të Sulltanit, ndërsa më pas do të kryejnë edhe ritet e dasmës.
No comments:
Post a Comment