Monday, September 10, 2012

Gruaja më e pasur në botë





Gruaja më e pasur e botës jeton në Australi. Të paktën kjo thuhet në të lokalen “Business review weekly”. Ajo quhet Georgina Rinehart, është 54 vjeçe dhe duket se pasuria e saj prej 19 miliardë dollarësh vazhdon të rritet me rreth 1 milion e gjysmë euro në ditë.
Pasuria e Georginës filloi me trashëgiminë që i la babai i saj, i cili vdiq në vitin 1992.

Georgina që prej atëherë është marrë vetëm me biznes dhe ka arritur që ta rrisë pasurinë në 386 herë që prej vitit 1992.

Aftësia e saj më e madhe ka qenë se ajo ka ditur të bëjë investimet e duhura duke i rritur vlerën kompanisë të saj minerare të lënë nga babai në një gjendje pothuajse të falimentuar.
Me fitimet e saj ajo ka kaluar Christy Walton, pronaren më të madhe të supermarketeve amerikane Wal-Mart duke e zbritur atë në vendin e dytë të klasifikimit të grave më të fuqishme ekonomikisht.

No comments:

Post a Comment