
Vërtet jemi në kohë krize, por ja që kriza nuk i ka prekur të gjithë, e aq më tepër asin e futbollit, Zlatan Ibramovic. Ai tashmë është pjesë e PSG dhe është shpërngulur në Paris. Por futbollisti suedez vështirësohet për të gjetur një shtëpi për së mbari, ndaj nëse do ta shohë keq, do të blejë hotelin ku banon përkohësisht.
Kështu shkruan gjermania “Bild”, duke theksuar se momentalisht super ylli i PSG banon në një hotel superluksoz të shekullit të 19-të, ku çdo natë i kushton (vetëm) 3 mijë euro.
Ibra kishte deklaruar për “Equipe” se “kërkoj për një apartament, por nuk gjej diçka. Nëse nuk do t’ia dal mbanë, do të blej hotelin”
No comments:
Post a Comment