Sunday, September 9, 2012

Rita Ora bën publikun për vete me valle shqiptare (VIDEO)


Këngëtarja me origjinë kosovare Rita Ora e cila po qëndron në Kosovë me rastin e fundit të mbikqyrjes së Pavarësisë dhe për xhirimin e videoklipit të saj “Radioactive” ka ekzaltuar publikun kosovar.
Ajo ka dalë përpara Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë duke hipur mbi “Newborn-in”, ku e kishin rrethuar fansa të shumtë për të ndjekur nga afër yllin shqiptar, të njohur në mbarë botën. Rita u prit me entuziazëm në aeroportin e Prishtinës ndërsa gjatë mbrëmjes së djeshme zhvendosi vëmendjen te Pallati i Rinisë dhe i Sporteve, duke u ngjitur mbi monumentin që simbol të pavarësisë së Kosovës, ku përshëndeti të pranishmit.
“Si po kaloni? Kosova është vendi i vetëm ku kam dashur ta xhiroj këtë videoklip”, tha Rita teksa e shoqëronin duartrokitjet dhe thirrjet nga fansat e saj.
Rita Ora së fundmi lansoi albumin e ri “ORA”, ku bën pjesë edhe kënga “Radioactive”, videklipi i së cilës po i xhirohet në Kosovë.

No comments:

Post a Comment