Sunday, September 23, 2012

Martohen Dy Binjakë Me… Dy Binjake!




Dy histori dashurie u kurorëzuan me martesë. Në fakt, janë histori paksa të çuditshme, pasi dy binjake u dashuruan me dy binjakë dhe u martuan në të njëjtën ditë.
Një ceremoni e bukur u organizua në Fujang Jungu të Kinës lindore ku kishte shumë të ftuar.
Dy motrat binjake u martuan me dy vëllezër binjakë. Ata u njohën mes të afërmve dhe u dashuruan me shikim të parë. Në ceremoninë e dasmës, gjithçka u bë e dyfishtë, edhe prerja e tortës.
Tashmë do të presim të shohim nëse edhe fëmijët që do lindin, do të jenë binjakë!

No comments:

Post a Comment