Marr shkas për t’ju drejtuar te gjithë sportdashësve anembanë trojeve shqiptare me këtë letër të hapur, pasi para dhe pas ndeshjes së fundit, që për fat të keq isha kundërshtar me skuadrën e kombit tim, është hapur një luftë e paprecedent kundër personit tim dhe bashkëlojtarëve të mi nga disa media të veçuara sportive dhe opinioniste, por më shumë nga vetë Z. Armando Duka , që është edhe fajtori për humbjen e shumë talenteve kuq e zi.
Për këtë arsye mendova t’ju drejtohem me një letër të hapur të gjithëve ju, të cilët nuk e njihni të vërtetën dhe historinë time.
Për këtë arsye mendova t’ju drejtohem me një letër të hapur të gjithëve ju, të cilët nuk e njihni të vërtetën dhe historinë time.
Që kur kam vendosur të luaj futboll për mua ka patur vetëm një ëndërr dhe ideal: “përfaqësimi i ngjyrave të kombit tim”, do të ishte dhe është ndër dhe krenari për mua, ashtu si për cdokënd besoj, të luaja krah bashkatdhetarëve të mi e për më tepër për ATDHEUN tim, por mungesa e kontaktit dhe e kerkesës e më pas refuzimi i vazhdueshëm nga FSHF (pa c’ka përpjekjeve të panumërta të miat dhe familjes sime për të veshur fanellen kuq e zi), më shtynë drejt skuadres kombëtare të Zvicrës kërkesat e sëcilës si për ironi nuk rreshtinin.
Më duhet të theksoj dhe t’ja bëj të ditur gjithkujt, e mbi të gjithëve juve tifoza kuqezi, të cilët jeni më besnikët e kombëtares Shqipëtare, se unë dhe familja ime kemi dashur gjithmonë vetëm kombëtaren tonë, KOMBËTAREN KUQ E ZI. Kemi qënë, Jemi dhe Do të Jemi përjetësisht krenarë mbi prejardhjen tonë, e unë do të vazhdoj të lartësoj emrin tim gjithmonë në funksion të ATDHEUT tim.
Kam dalë përherë ballhapur dhe krenarë duke deklaruar prejardhjen time dhe do të vazhdoj ta bëj deri në fund të jetës.
Shqipëria ka talente të mëdha kudo nëpër botë, dhe unë uroj me gjithë zemër që me ta mos të ndodhi ajo që ndodhi me mua, që në një kohë kur unë kërkohesha urgjent nga Federata Zviceriane, federata ime, e vendit tim, më sprovonte duke më vënë përballë pengesave tërësisht të panevojshme e mbi të gjitha dashakeqe. I vendosur përballë refuzimit të vet dhe vetëm FSHF (as FIFA nuk ka qënë pengesë që unë të vishesha kuq e zi) dhe presionit për të marrë një vendim, mu desh të vendosesha në radhët e kombëtares ku jam rritur dhe formuar, e megjithatë ju garantoj se në cdo ndeshje kam festuar kuq e zi dhe kam mbajtur krenar simbolet kombëtare.

Mbare pupulli shqipetar duhet te dije se uen Granit Xhaka, sicç disa me akuzojne tradhetar jam biri i nje te burgosuri politik i cili vuajti neper burgjet e serbise vetem e vetem te behet shqiperija etnike dhe sju tremb as burgut e as lufes , kur ishta fjlaa per Shqiperine.Jam lindur, jam rritur e jam edukuar nga prinderit e mij me frymen e patriotizmit dhe me atdhedashurine per kombin shqipetar. Me kane mesuar se si te respektoj kombin tim, gjakun tim atdheun tim dhe une jam krenar qe jam Shqiptar qe e kam thene e them dhe kudo qe do jem do ta them me krenari
Garantoj që do jem një ambasador i popullit shqiptar kudo në botë dhe do të mbroj të drejtat e popullit tim në cdo moment.
Nuk më duket aspak e arsyeshme që këto ditë disa media te shkruara sportive kanë hedhur baltë mbi emrin tim. Nëse disa individe të caktuar kanë mision përçarjen dhe largimin nga zemra ime kombin kuq e zi, kjo s’ka për të ndodhur kurrë dhe asnjë s’do t’ja arrijë që mua të më përdorë për të futur përcarjen.
Kudo ku kam qënë dhe kudo ku do jem do të mbaj krenar flamurin kuq e zi dhe atë të Kosovës. Në prezantimin tim në Gjermani ku duhej të këndoja një këngë këndova hymnin e kombëtares kuq e zi.
Kudo ku kam qënë dhe kudo ku do jem do të mbaj krenar flamurin kuq e zi dhe atë të Kosovës. Në prezantimin tim në Gjermani ku duhej të këndoja një këngë këndova hymnin e kombëtares kuq e zi.
Nuk dua që interesa personale të individeve të caktuar të njollosin kombëtaren dhe për më keq të fusin përçarjen apo ta ushqejnë atë. Unë personalisht do të angazhohem që një fenomen i tille të mos ekzistojë kurre më në kampin kuqezi.
Ne jemi një KOMB, kemi një FLAMUR dhe unë Granit Xhaka garantoj cdo shqiptar se do mbaj lart emrin SHQIPËRI (ALBANIA) dhe do jem një, mbështetje për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.
Me nderime dhe respkete për të gjithë, nga Granit Xhaka dhe familja!
Leter e hapur e Granit Xhakes
ReplyDelete